LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Shpresoj se Suedia do ta ekstradojë Zharkun që ta vuajë dënimin në Kosovë (Video)

Hoxha: Shpresoj se Suedia do ta ekstradojë Zharkun që ta vuajë dënimin në Kosovë (Video)

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se ka shenja pozitive rreth sjelljes së Xhabir Zharkut nga Suedia në Kosovë për të vuajtur dënimin e shqiptuar.

Hoxha, për emisionin “Betimi në Drejtësi”, tha se kjo gjë nuk varet nga shteti i Kosovës, por edhe nga gatishmëria e shtetit të Suedisë për ta ekstraduar Zharkun.


“Ministria e Drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar ekstradimin dhe mbajtjen e burgimit në Kosovë të zotit Xhabir Zharku. Së fundmi kam ri aktualizuar këtë temë, por varet edhe nga gatishmëria e Suedisë për ta ekstraduar. Mendoj se ka ndryshim pozitiv në këtë aspekt por mbetet të shihet se si do të realizohen modalitetet për kthimin e Zharkut në Kosovë”, tha ministrja Hoxha.

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili është dënuar me tri vjet burgim për vepër penale të detyrimit, pasurimit të paligjshëm dhe armë mbajtje pa leje, në vitin 2012 ka ikur në Suedi, pasi ka edhe shtetësi suedeze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori