LAJMI I FUNDIT:

Hoxha për demarkacionin: Pse dje ju besuam hartave të NATO-s, e sot jo

Hoxha për demarkacionin: Pse dje ju besuam hartave të NATO-s, e sot jo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për Euro-Tribunën, ka theksuar se në kohën kur na duhej ndihma e aleatëve, hartat e NATO-s, ishin të mira.

“Kur na ndihmonin në vitin 1999, por më vonë duke u konsoliduar shteti dhe pavarësia e Kosovës, pse tani ato harta nuk qenkan, pse ato harta tash po na e merrkan ta quaj ashtu kushtimisht territorin”, ka thënë Hoxha.


Ministrja Hoxha ka theksuar se nuk beson në këtë, duke ftuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.