LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Opozita llogariti gabimisht, mendoi se Kurti nuk do ta pranonte planin

Hoxha: Opozita llogariti gabimisht, mendoi se Kurti nuk do ta pranonte planin

Analisti politik, Dibran Hoxha në lidhje me raportimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian ka thënë se është faji i opozitës nëse që nga fillimi i takimeve të tyre me ndërkombëtarët nuk i kanë bërë të qarta artikulimet e tyre për kundërshtimin e këtij plani.

Hoxha në  RTV Dukagjini ka thënë se në parim ndërkombëtarët do duhej që të paktën të garantonin një liri të pozicioneve të partive opozitare nëse kanë qenë të artikuluara pozicionet e opozitës qysh në fillim.


“Ndërkombëtarët në parim do duhej të ishin njëzëri që çfarëdo ndërhyrje që partitë opozitare i kanë për qëndrimet e tyre politike për planin evropian, do duhej në parim të ishin më të kujdesshëm dhe të garantonin një liri demokratike të pozicioneve. Nëse ka pasë qëndrime dhe ato cenohen do duhej të ishin të artikuluara, nëse opozita kanë bërë një analizë të gabuar që Kurti nuk do e pranojë planin, kur kanë ndërruar pozicionet ka ndërruar edhe pozicioni i tyre”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, opozita ka llogaritur gabimisht qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj propozimit evropian.

“Kur e panë që Kurti po e pranon planin e kanë goditur përmes planit, por meqë si opozitë që në takimin e parë nuk ua ke bërë të qartë artikulimet e tua për planin, smund ta kundërshtosh Kurtin përmes këtij plani”, ka vijuar ai.

Sipas tij, problemi i opozitës është me Kurtin dhe me qëndrimet e tij e jo në tërësi me propozimin e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori