LAJMI I FUNDIT:

Hoxha merr kritika të mëdha nga deputetët

Hoxha merr kritika të mëdha nga deputetët

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë bërë një varg kritikash ndaj ministres së Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Hoxha ka thënë se nuk qëndron fakti se kjo ministri nuk ka angazhim serioz për çështjen e liberalizimit.


Deputeti Ismet Beqiri nga LDK theksoi se është me rëndësi të thuhet se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, korrupsioni dhe krimi i organizuar shuajnë shpresat se do të ketë shpejt liberalizim të vizave.

“Ne kemi probleme të mëdha për sundim të ligjit dhe korrupsion. Kjo është një pengesë që na thuhet çdo kund, se në Kosovë ka korrupsion, ka krim të organizuar. Andaj, fokusi duhet të jetë duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sot është qesharake të dënohen të pandehurit me 20 euro ndërsa lihen të lirë milionerët e dyshimtë”, tha Beqiri.

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate theksoi se ka pasur mjaft gënjeshtra nga pushtetarët se do të ketë viza.

“Të gjithë kanë rrejt se do të bëhet liberalizimi, dhe vendimi për vizat është vendim politik dhe ka me qenë vendim politik. 20 deputetë jemi me akuza dhe nuk i ngritet një deputeti aktakuza për hakmarrje politike. Organet e drejtësisë janë të zhytura në krim skajshmërisht”, tha Zeka.

Ndërsa deputetja Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje tha se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit janë në fund të listës për zbatimin e masave të MSA-së.

Ajo shtoi se Kosova ka dështuar në planin e integrimeve. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori