LAJMI I FUNDIT:

Hoxha kërkoi angazhim maksimal për realizimin e projekteve të BE-së

Hoxha kërkoi angazhim maksimal për realizimin e projekteve të BE-së

Sot, është mbajtur takimi iniciues i procesimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian, ku morën pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtues të Zyrës së BE-së, diplomatë dhe drejtues institucionesh ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.

Në hapjen zyrtare, u prezantua qasja e përbashkët që do të ndiqet nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinuese nga ana e Kosovës, për afatet kohore të procesit të programimit, sektorët që do të përkrahen nga këto programe.


Ministrja Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA tha “qëllimi jonë është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, të kryejmë gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, ashtu që më pas, të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027”.

Ministrja theksoi se pret nga përfaqësuesit e Zyrës së BE-së të na njoftojnë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.

“Ministria ka pranuar një numër propozimesh nga ana e institucioneve tona dhe ne e kemi njoftuar paraprakisht Zyrën e BE-së për këto kërkesa. Duke filluar nga sot, së bashku të nisim një dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së rreth ideve më të mira për mbështetje, duke u bazuar në kufijtë financiar të cilët janë vendosur nga BE-ja. Prandaj, ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që sot të prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre”, theksoi Hoxha.
/Telegrafi/