LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kemi tejkaluar planin e zbatimit të MSA-së, do të ketë dinamika edhe më të mëdha

Hoxha: Kemi tejkaluar planin e zbatimit të MSA-së, do të ketë dinamika edhe më të mëdha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për media tha se është tejkaluar plani i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Hoxha theksoi se fondet e BE-së për Kosovën vetëm sa janë rritur: IPA 2017 ka ndarë 73 milionë euro, IPA 2018 ka ndarë 90.5 milionë euro, kurse IPA 2019-2020 afërsisht 200 milionë euro.


“Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së për vitin 2018 ka tejkaluar planet. Sipas Marrëveshjes tonë me BE-në, për Mbështetje Buxhetore për Reformën e Administratës Publike, ka qenë e paraparë që zbatimi për vitin 2018 të jetë së paku 60%, ndërkohë që plani është tejkaluar në 68.23%”, potencoi Hoxha, ndërsa ka shtuar planet e dakorduara me BE-në për zbatim, në vitin 2019 duhet të jetë 70%, ndërsa për vitin 2020 të jetë 80%.

Niveli i zbatimit të ERA-s (Agjendës për Reforma Evropiane) për vitin 2018 është 74.07%, tha Hoxha, duke shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të bëjë të pamundurën që këto plane të tejkalohen gjatë vitit 2019 dhe viteve që pasojnë.

Ministrja Hoxha e falënderoi BE-në për ndihmën e vazhdueshme që po jep në zbatimin e PKZMSA-së, Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), Programit për Reforma Ekonomike, Reformën e Administratës Publike, Menaxhimin e Financave Publike, Fuqizimin e Sundimit të Ligjit dhe shumë fusha tjera të me rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Ministrja i njohu mediat për raundin e 21-të i aplikacioneve në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, vlera e projekteve infrastrukturore tejkalon shumën prej 250 milion euro.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori