LAJMI I FUNDIT:

Hoxha fton deputetët të miratojnë projektligjin për fondet IPA-s

Hoxha fton deputetët të miratojnë projektligjin për fondet IPA-s

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha u ka bërë sot thirrje deputetëve që të miratojnë sa më parë projektligjin për fondet IPA 2018 që arrijnë shumën prej 90.5 milionë euro e që do të shërbejnë për projekte të ndryshme kapitale për qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit për media në Ekspozenë për “Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018, Ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi rëndësinë e këtij projektligji dhe procesimin e tij sa më të shpejt.


Anëtarët e Komisionit me në krye kryetaren Blerta Deliu Kodra, votuan për këtë projektligj që të procesohet me shumicë absolute të anëtarëve të komisionit duke shprehur unitet rreth çështjeve të interesit nacional pa dallime pozitë-opozitë.

Ministrja Hoxha raportoi si ka ardhur deri te Marrëveshja në fjalë dhe se çka përmban ajo.

“MIE ka kryer të gjitha procedurat, dhe marrëveshja financiare për IPA 2018 është negociuar, nënshkruar më 4 prill të këtij viti dhe më 18 qershor është miratuar projektligji për ratifikimin e saj në Qeveri, ndërsa tani është përcjellë te Kuvendi. Tani, në pritje të ratifikimit nga Kuvendi, ju kujtoj se afati përfundimtar për hyrjen e saj në fuqi është data 31 dhjetor 2019, në të kundërtën, fondet e dhuruara nga BE-ja, 90.5 milionë euro anulohen në mënyrë automatike. Së pari, në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes, që ka shumën totale prej 5.8 milionë euro, do të përkrahet procesi i integrimit evropian, do të përkrahet skema e bursave për profesionistët e rinj, apo Young Cell për një rund, si dhe përkrahja për rimbursimin në masën 80% të shumës së pagesave të anëtarësimit të Kosovës në kuadër të programeve të BE-së për vitin 2019, përkatësisht: Evropa për qytetarët, Erasmus Plus, Evropa kreative dhe COSME”, theksoi Ministrja Hoxha.

Në njoftim thuhet se në kuadër të sundimit të ligjit dhe të drejtave fundamentale, do të ketë përkrahje për reformat në sektorin e drejtësisë dhe për të drejtat e komuniteteve në shumën prej 14 milionë euro. Ndërsa në kuadër të sektorit të energjisë, BE-ja parashihet të financojë 40 milionë euro, për rehabilitimin e termocentralit Kosovës B, përkatësisht ndërrimin e filtrave për pastrimin e ajrit të këtij termocentrali.

“Në kuadër të mjedisit, do të ndahen 11 milionë euro për të përkrahur menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës, ndërsa, për fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale, përkrahja nga BE-ja do të mbërrijë në 19.7 milionë euro. Në këtë fushë do të përkrahet rritja e arsimit dhe qasja në arsim, duke ndihmuar infrastrukturën arsimore si dhe qasjen në tregun e punës nëpërmjet arsimit vokacional, si dhe mbështetja për bizneset fillestare, start-up.
Këto projekte- procedura e tenderimit dhe kontraktimit, potencoi Ministrja, do të kryhet nga ana e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila është autoritet kontraktues dhe ftoi anëtarët e Komisionit ta procedojnë sa më parë për të hyrë sa më shpejt në fuqi që të mos ketë vonesa”, thekson njoftimi.

Ministrja në këtë raportim, iu drejtua edhe artistëve, të cilëve ua dha një lajm të mirë se nga Brukseli pritet të konfirmohet që fondet për ndërtim të sallës koncertale janë bartur ne vitin e ardhshëm për ndërtimin e saj.

“Pra, salla koncertale do të ndërtohet vitin e ardhshëm, nëse kryetari i komunës, Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet që të gjej lokacionin e duhur për ndërtimin e sallës“, është shprehur ajo.

Sipas njoftimit ministrja Hoxha po ashtu dha shpjegime shteruese për kontratat e publikuara sipas procedurave ligjore, duke shpërndarë edhe kontratën origjinale të debatuar kohën e fundit me një kompani lobuese, të cilën ajo e ka nënshkruar dhe është valide, të bërë në pajtim të plotë me rregullat dhje ligjet në fuqi për Prokurimin publik, duke vlerësuar nevojat e MIE dhe Republikës së Kosovës për to.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, parashtruan shumë pyetje, të cilave Ministrja ju përgjigj rreth IPA-s, procesit integrues, lobimit, fushatave të informimit etj. duke vlerësuar dhe çmuar kontributin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori