LAJMI I FUNDIT:

Hoxha dhe pastori japin argumentet e tyre për ekzistencën e Zotit

Hoxha dhe pastori japin argumentet e tyre për ekzistencën e Zotit

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është debatuar për njërën nga temat më diskutabile në të gjitha kohërat “A ekziston Zoti?!”.

Dy nga panalistët e këtij emisioni kanë shprehur bindjet e tyre për ekzistencën e Zotit.


Imami Enes Goga thotë se “Zoti ekziston pa asnjë dilemë dhe se ne e shohim madhërinë e tij kudo që e kthejmë kokën dhe që jemi të rrethuar nga të katër anët me argumentet, provat e dëshmitë që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit fuqiplotë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Goga ka thënë se për të njohur Zotin nuk nevojitet ndonjë shkollim apo për të qenë i lexueshëm.

“Argumentet, faktet dhe dëshmitë neve na rrethojnë gjithandej që në mënyrë shumë të natyrshme ne e kuptojmë madhërinë e Zotit”, shtoi më tej Enes Goga.

Edhe pastor Imir Gashi thotë se ka argumente për ekzistimin e Zotit.

Ai ka thënë se kemi dy argumente që tregojnë për ekzistencën e Zotit.

“Kemi argumentin kosmologjik dhe atë të muralit [ndërgjegjes]. Argumenti kosmologjik bazohet mbi tre premisa: I pari thotë se nëse diçka fillon të ekzistojë ka një shkaktarë. Dikush e ka shkaktuar ekzistencën e saj. Premisa e dytë është se universi ka një fillim dhe kjo është vërtetuar edhe nga zbulimet e reja të shkencëtarëve me Big Bang-un. Nga aty ka filluar gjithçka. Nëse ka fillim universi duhet të ketë një shkaktarë. Po ky shkaktarë duhet të jetë jashtë dimensioneve të realitetit tonë tredimensional. Duhet të jetë jashtë kohës, jo material, i plotfuqishëm”, shtoi tutje Imir Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori