LAJMI I FUNDIT:

Hoxha deputetëve të PDK-së: Pse merreni me Kurtin kur s’keni kapacitet në vendimet e tij

Hoxha deputetëve të PDK-së: Pse merreni me Kurtin kur s’keni kapacitet në vendimet e tij

Analisti politik, Ylli Hoxha, iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke pyetur se pse merren me kryeministrin Albin Kurti për vendime në dialogun me Serbinë, kur nuk kanë kapacitete vendimmarrëse.

Hoxha ka theksuar se ata duhet të lejojnë bashkësinë ndërkombëtare ta trajtojnë këtë çështje, dhe sipas tij, opozita duhet të drejtojnë kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët e vendit.

Ai ka theksuar kritikat e PDK-së ndaj kryeministrit Kurtit lidhur me Asociacionin kanë shkuar kot, duke shtuar se energjia e tyre do të jetë e padobishme edhe nëse Kurti vazhdon të bëjë marrëveshje.


“Unë pajtohem që ju nuk keni kapacitet vendimmarrës në raport sesi pozicionohet Albin Kurti karshi kësaj marrëveshje apo asaj marrëveshjeje por në qoftë se nuk e keni pse po merreni me to. Pse duhet ju të jeni përgjegjës, gardian i raporteve të zotit Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare, le të merret bashkësia ndërkombëtare me të, ju adresoni kritikat aty ku është e dobishme për qytetarët tanë, sepse po konsumoheni dhe zoti Kurti prapë do ta bëj një marrëveshje dhe në fund krejt ajo energji e juaja ka shkuar kot”, ka deklaruar Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deputeti i PDK-së i ashpër me Kurtin, Kastrati: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë antiamerikane
Lexo po ashtu Deputeti i PDK-së i ashpër me Kurtin, Kastrati: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë antiamerikane

Në përgjigje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka mbrojtur qëndrimin e tyre, duke shtuar se tema e Asociacionit është e rëndësishme pasi të gjitha kauzat e Kurtit kishin të bëjnë me këtë temë.

Dhe se kjo kauzë e kryeministrit Kurti, sipas saj, doli të jetë joreale.

“Unë e kuptoj që dialogu tema e marrëveshjes me Serbinë asnjëherë nuk ka sjellë votë, dhe unë mendoj që tema e marrëveshjes dhe dialogut na ka fundos edhe neve edhe partitë tjera opozitare. Mirëpo e kemi parasysh që Asociacioni është tema kryesore e Albin Kurtit, që të gjitha kauzat të cilat i  ka ngrit të gjitha kanë qenë kauza fallco”, ka deklaruar Musliu – Shoshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori