LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike

Hovenier: Asociacioni pa kufizime mund të bëhet diçka problematike

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se dhe Serbia duhet t’i kthehen bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për ta zbutur rrezikun e dhunës së përtërirë pas një përleshjeje të armatosur që rezultoi me katër persona të vdekur muajin e kaluar.

Plani i mbështetur nga BE pothuajse u shpartallua muajin e kaluar pas të shtënave midis serbëve dhe policisë në pjesën veriore të Kosovës. Përshkallëzimi më i keq në gati dy dekada ka ngritur shqetësime se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Europë në një kohë kur Ukraina është nën sulmin ushtarak rus.


“Është urgjente të rikthehemi në proces” për t’i përmirësuar lidhjet mes armiqve të kohës së luftës”.

“Anëtarësimi i mundshëm në të ardhmen në BE përfaqëson stimulimin kryesor për të dyja vendet që të kthehen në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të implmentohen angazhimet e marra gjatë më shumë se një dekade negociatash”, tha Hovenier në një intervistë për Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara duan t’i shkojnë deri në fund të asaj që ndodhi më 24 shtator kur një grup me serbë të armatosur e bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë duke përdorur kamionë dhe eksplozivë, thotë i dërguari. Një njësi e policisë së Kosovës që mbërriti në vendin e ngjarjes u vu nën breshërinë e zjarrit nga sulmuesit, të cilët më pas u futën në një manastir serb aty pranë, duke u përfshirë në një shkëmbim zjarri njëditor. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë e fajësuan njëri-tjetrin për dhunën.

Shumica e sulmuesve u arratisën, por “lanë pas vetës një sasi shumë, shumë shqetësuese të armëve dhe armatimeve të sofistikuara ushtarake,” thotë Hovenier. “Nuk besojmë se kjo është diçka spontane vetëm nga banorët” e veriut të Kosovës të populluar nga serbët, thotë ai. “Ka një lloj strukture pas kësaj, ata nuk mund ta kenë bërë këtë vetë” dhe kushdo që është përgjegjës do të përballet me pasoja, sipas ambasadorit.

Politikani lokal serb, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe është dorëzuar tek autoritetet serbe për t’u marrë në pyetje përpara se të lirohej me kusht.

“Jemi të vetëdijshëm se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë”, thotë Hovenier. “Puna duhet të vazhdojë për ta përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare.”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e vendit të tij në përshkallëzimin e dhunës dhe i ka dënuar vrasjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për furnizim me armë të serbëve në veri. Zyrtarët e Serbisë, të cilët refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës këmbëngulin që Kurti ta zbatojë marrëveshjen e vitit 2013, sipas së cilës serbët lokalë marrin njëfarë autonomie në komunat ku jetojnë.

“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht”, pasi Kosova duhet ta lejojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thotë ambasadori. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve.”

Megjithatë, një organizatë e tillë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të jetë e kufizuar, sepse ne besojmë se pa ato kufizime mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, thotë Hovenier./Bloomberg

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori