Ministri i Financave Avdullah Hoti reagon ndaj sulmeve të shpeshta që po ndodhin kohëve të fundit ndaj zyrtarëve doganorë nga kontrabandistët, siç ishte edhe rasti i fundit të hënën i cili ndodhi në Vushtrri ku u sulmua ekipi i doganierëve të Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, që po ndiqte një rast të aktivitetit kontrabandës me derivate nga Serbia përmes Mitrovicës veriore. Në këtë rast janë lënduar doganierët.
Ky sulm tregon për rreziqet me të cilat ballafaqohen çdo ditë doganierët tanë.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se dënon ashpër raste dhe gjithashtu shpreh angazhimin e tij që në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente do të angazhohet që doganierët të jenë të mbrojtur dhe të respektuar në punën e tyre dhe sulmuesit të dalin para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit.
“Shteti i Kosovës parasheh të sigurojë sivjet 1 miliard e 108 milionë euro nga Dogana e Kosovës. Prandaj, kemi obligim shtetëror që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme për doganierët për të kryer punën e tyre pa u rrezikuar fizikisht nga njerëz të papërgjegjshëm dhe kontrabandistë. Zero tolerancë ndaj atyre që sulmojnë zyrtarët doganorë apo cilindo zyrtarë tjetër shtetërorë”, thekson reagimi i ministrit Hoti.
Ministri i Financave e ka shqyrtuar me kujdes edhe shqetësimin e Sindikatës të Doganës të Kosovës për këtë rast dhe për raste të tjera, dhe do të angazhohet që të mobilizohen të gjitha organet kompetente të rendit për të mbrojtur zyrtarët doganorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Blej përmes Bankës Ekonomike në Fortesa Home me 0% interes për 36 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit