LAJMI I FUNDIT:

Hoti tregon nëse ka afërsi mes LDK-së e PDK-së, pasi ata ua dhanë votat për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbje

Hoti tregon nëse ka afërsi mes LDK-së e PDK-së, pasi ata ua dhanë votat për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbje
Foto: Korab Basha

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka afërsi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, megjithëse këta të fundit ishin faktor që të kalonte Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke votuar këtë ligj në lexim të dytë, pasi nëntë herë kishte dështuar të kalonte.

Hoti tha se zgjedhja e Presidentit të Kosovës, nuk ka të bëj me votat që ata i kanë dhënë gjatë miratimit të Ligjit.


“Nuk ka asnjë afërsi. Nuk mund t’i ndërlidhni këto. PDK-ja ka ofruar disa amandamente, i kemi akomodu, i kemi vendosur në Ligjin për Rimëkëmbje dhe ka përfunduar aty. Zgjedhja e presidentit është tjetër temë”, tha Hoti.

I pari i Qeverisë tha se “Ligji është për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për pozitën apo opozitën”, kurse falënderoi PDK-në që kanë votuar pro këtij ligji.

“Në leximin e parë unë e kam ftuar opozitën që të japin komentet e tyre për ta pasuruar këtë Ligj. Unë vërtetë i falënderoj, sinqerisht i falënderoj që bënë të mundur që ky ligj të miratohet dhe tash të fillojmë me zbatimin e Ligjit. Në fund qytetarëve nuk u intereson se kush i merr meritat për votimin e ligjit, por ju intereson atë që në fund të ditës e shohin në buxhetin e tyre të familjes. Nuk ka qenë që nuk jemi pajtu, por nuk ka pasur rekomandime nga opozita. Mandej kur na i sollën amandamentet edhe i diskutuam dhe i miratuam”, u shpreh Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori