LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Thaçi manipuloi opinionin kur tha se SHBA nuk ishte përfshirë në Samitin e Berlinit

Hoti: Thaçi manipuloi opinionin kur tha se SHBA nuk ishte përfshirë në Samitin e Berlinit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet kredibile të shteteve mike, dëshmuan se janë të pavërteta deklaratat e presidentit Thaçi kur tha se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimet e Presidentit janë një mashtrim i opinionit.


Postimi i plotë i Hotit:

“Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit”(sic.), ka shkruar Hoti.

Reagimi i Hotit vjen, pasi  mediat sot kanë përcjell deklaratën nga Zyra për Media e Qeverisë së kancelares, Angela Merkel, që thonë se Samiti i Berlinit ishte organizuar në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke specifikuar se për çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor respektivisht Kosovën dhe Serbinë, kanë koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori