LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Të gjinden të gjitha mundësistë për mbështetje të bujqëve pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit

Hoti: Të gjinden të gjitha mundësistë për mbështetje të bujqëve pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit

I nominuari për kryeministër i qeverisë së mundshme në krye me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish-zëvendëskryeministri i qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, Avdullah Hoti, ka thënë se Ministria e Bujqësisë duhet t’i gjej të gjitha mundësistë për mbështetje të bujqëve pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, njofton se, është paraparë dyfishim i subvencioneve në bujqësi në qeverinë e re.


Shkrimi i plotë i Hotit

Me shqetësim dhe keqardhje po i përcjell raportimet për dëmet në bujqësi nga breshëri në disa komuna nëpër Kosovë. Ministri i Bujqesisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto deme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbeshtetje të bujqëve të dëmtuar.

Në programin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave tjera për mbeshtetje të kredive bujqësore dhe investimeve publike në sisteme të ujitjes.

Këto masa në detaje do të prezantohet në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhjen e parë të Qeverisë së re. /Telegrafi/