Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku është informuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor, organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, mënyrën e organizimit të mësimit online dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

Reklama

Përmes një njoftimi për media thuhet se ministri në detyrë, Ramë Likaj, theksoi se mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit, në mënyrë që ky proces të realizohet sipas planit të MASH.

Reklama

Siç thuhet në njoftim, në takim është diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin para universitar të komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave.

Reklama

“Ministri Likaj e ka informuar Kryeministrin edhe rreth procesit të përmbushjes së obligimeve që ka Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për anëtarësim në ENQA, si dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/