LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi ambasadorin Szunyog, flasin për gjendjen aktuale në vend dhe agjendën e integrimit të Kosovës në BE

Hoti takoi ambasadorin Szunyog, flasin për gjendjen aktuale në vend dhe agjendën e integrimit të Kosovës në BE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në takimin e rregullt  me ambasadori BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog,  ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, luftën kundër COVID-19 dhe agjendën e integrimit, përkatësisht reformës evropiane.

Hoti, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në detyrë që me përgjegjësi të plotë t’i kryej të gjitha obligimet, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, deri në krijimin e Qeverisë së re.


“Kryeministri Hoti me ambasadorin Szunyog ka biseduar edhe për masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke e falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë në detyrë, që të vazhdojë me agjendën e reformës evropiane dhe në të njëjtën kohë të mirëmbaj kriteret e plotësuara tashmë, për liberalizimin e vizave, me qëllim që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në vendet anëtare të BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori