LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke

Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke

Më 4 shtator në Uashington do të mbahet takimi i palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell, ku delegacioni shtetëror i Kosovës ka arritur mbrëmë atje, pas dështimit të takimit në qershor, për shkak të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur rreth temave të takimit me palën serbe të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku është paralajmëruar edhe prezenca e presidentit, Donald Trump.


Ai tha se procesi i dialogut do të çojë në njohjen e Kosovës dhe se me Serbinë takohen vetëm për njohje reciproke.

“Gjithçka është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve që nënkupton edhe njohje reciproke. Nuk do të ketë kthim mbrapa nga ky qëndrim dhe në çdo bisedë do të ketë bisedime për njohje reciproke”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Hoti nuk ka dhënë detaje nëse në takim do të jetë i pranishëm edhe presidenti Donald Trump.

“Nuk mund të jap këtë informatë. Ne kemi ardhur të përgatitur dhe jemi të gatshëm të ecim përpara. Koalicioni qeverisës ka harmonizuar qëndrimet sa i përket dialogut dhe nuk do të ketë kthim mbrapa në kërkesën për njohje reciproke”, ka thënë Hoti.

Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimeve për shkëmbim të kufijve me Serbinë.

“E kemi hequr nga tavolina çështjen e shkëmbimit të territoreve”, është shprehur Hoti.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar delegacionin shtetëror të Kosovës se po shkon në bisedime në Uashington pa e ditur agjendën e takimit, ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë më herët është thënë se do të diskutohet për tema që kanë të bëjnë me ekonominë dhe investimet./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori