LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Sapo të hynë në fuqi Ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura në gjysmë

Hoti: Sapo të hynë në fuqi Ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura në gjysmë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sapo të hynë në fuqi Ligji i buxhetit do të nisin me pagesat e mbetura në gjysmë.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se po presin që Kuvendi të miratojë këtë javë edhe Ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike.


“Ministrat e resorëve ekonomik kanë marrë detyrat për të bërë përgatitjet për zbatim të masave për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë jave edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike”, shkruan Hoti.

Ndryshe, edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ditë më parë ka bëtë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi prej 50 për qind të vlerës së qirasë për bizneset.

Bajrami: Pas rishikimit të buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 euro dhe mbulimi i 50 për qind të qirave
Lexo po ashtu Bajrami: Pas rishikimit të buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 euro dhe mbulimi i 50 për qind të qirave

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Ajo ka thënë se Kosova është e detyruar që të hyjnë në borxhe të mëdha për ta menaxhuar situatën e pandemisë COVID-19.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.

Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. /Telegrafi/