LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Sa isha kryeministër, kam kërkuar nga Izraeli heqjen e vizave për Kosovën

Hoti: Sa isha kryeministër, kam kërkuar nga Izraeli heqjen e vizave për Kosovën
Foto: Arkiv

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, është shprehur i lumtur për vendimin e fundit të Qeverisë së Izraelit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Hoti vlerësoi njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Izraelit si një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është një gëzim i veçantë të dëgjoj se tani, si Kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, lëvizja pa viza në Izrael do të jetë një realitet,” tha Hoti.


Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës
Lexo po ashtu Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës

“Përpjekjet tona si Grup i Miqësisë kanë qenë të palodhshme në fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me Izraelin, dhe liberalizimi i vizave ishte një nga synimet kryesore që i parashtruam gjatë vizitës sonë atje.”

“Kjo është një hap i madh që hap dyer të reja për qytetarët dhe bizneset tona për të ndarë dhe pasuruar përvojat reciprokisht”, u shpreh ai.

“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe të gjithë miqtë e saj të çmuar”, tha në fund.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Presidencës, ky vendim i Izraelit – i cili është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës para rreth tri vjetëve, do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori