LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë do të bëhet aks ndërkombëtar

Hoti: Rruga Prishtinë-Mitrovicë do të bëhet aks ndërkombëtar

Kryeministri i Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Gojbul të Komunës së Vushtrrisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë rrugë.

Me këtë rast, Hoti tha se kanë dalë për të parë progresin e punimeve në këtë rrugë të rëndësisë nacionale.

“E kam parasysh që kjo rrugë është vonuar që sa vjet, ministri e ka shtuar dinamikën e punës këtu. Do të angazhohemi në Qeveri që sa më parë të kryhen procedurat e nevojshme të shpronësimit, për atë segment që lidhet nga rruga para se me hy në Vushtrri e deri këtu”, tha kryeministri Hoti dhe shtoi se janë duke diskutuar edhe disa propozime për të lidh këtë aks rrugor dhe për ta bërë këtë aks rrugor ndërkombëtar deri në veri, deri në kufi.

Ministri Abrashi tha se punimet në këtë segment të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë janë në fazën finale dhe shumë shpejt do të punohet edhe në aksin Gojbul-Lum i Madh.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, falënderoi për rritjen e dinamikës së punimeve në këtë aks rrugor. /Telegrafi/