Hoti: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

14:"Ridvan Slivova
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.
Hoti në një konferencë për media tha se brenda ditëve apo javëve kjo qeveri do të shkojë sepse sipas tij edhe njëmijë ditë t'i lihen kësaj qeverie nuk do të ketë asnjë sukses.
Ai tha se qeveria e Ramush Haradinajt nuk po mund të shtyjë para asnjë proces, madje as edhe ligjet.
Sipas tij, kjo Qeveri çdo vendim e merr në koordinim të plotë me Listën Serbe, e që është e dirigjuar nga Beogradi.
Nga
Telegrafi
12/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate











































