LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Politika e Qeverisë së Shqipërisë për patatet nga Kosova nuk ndihmon unifikimin e tregut mbarëshqiptar

Hoti: Politika e Qeverisë së Shqipërisë për patatet nga Kosova nuk ndihmon unifikimin e tregut mbarëshqiptar

Sipas ministrit në detyrë të Financave, Avdullah Hoti, vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo politikë e qeverise shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar.


Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

CMIMI REFERENT SHUME I LARTE PER PATATET QE EKSPORTOHET NGA KOSOVA NE SHQIPERI PO I DEMTON PRODHUESIT KOSOVARE

Vendosja nga ana e Qeverise se Shqiperise te cmimit referent prej 0.19 euro per patatet nga Kosova qe eksportohen ne Shqiperi po i demton rende prodhuesit kosovare. Kjo politike e qeverise shqiptare nuk i ndihmon unifikimit te tregut mbareshqiptar.

Ne do te shqyrtojme me kujdes kete veprim te pales shqiptare. Permes MTI-se kemi kerkuar nga pala shqiptare te heq keto cmime referente menjehere. Ju kemi kerkuar atyre qe per qellime te llogaritjes se ngarkeses me takse doganore te perdorin cmimet furnizuese te deshmuara nga prodhuesit e patates ne Kosove.

Nese nuk ka levizje do te shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke per te ruajtur prodhuesit tane.

Ne foton ne vijim mund te gjeni vendimin e doganes shqiptare per vendosjen e cmimit referent ne patate dhe qepe te reja.

Informatat per cmimet referente per patate te vendosura nga pala shqiptare mund t’i gjeni ne kete ne vijim.(sic) /Telegrafi/