LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Hapi i djeshëm në Komisionin e KiE-së, sipas tij, jep shpresa që Kosova pas anëtarësimit të plotë t’i bëj padi Serbisë për krimet që i a bërë në Kosovë.


Madje ai tha se anëtarësimi në KiE i hap rrugën shtetit të Kosovës që t’i bëjë padi Serbisë, në veçanti për personat e zhdukur dhe për informacionet që po i kërkojnë e nuk po i marrin nga Serbia.

Kosova dje bëri dhe një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare miratoi raportin, ku konstatohet që Shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hoti shtoi se me anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i jepet e drejta që të përdorën instancat ligjore. Ai tutje tregoi se deri tani janë bërë mbi 2800 gërmime dhe ende janë edhe 1598 persona të zhdukur.

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?
Lexo po ashtu Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

“Gërmimet bëhen kryesisht në bazë të informacioneve që i marrim prej qytetarëve dhe formave tjera, edhe ndoshta ndonjë aty-këtu prej informacioneve tërthorazi që i marrim prej Serbisë”, tha Hoti në televizionin publik.

Sipas tij, Serbia nuk ka gatishmëri që në një afat të shkurtër, të jep informacionet për lokacionet apo për personat që janë të zhdukur dhe lokacionet potenciale ku mund të jenë varret e tyre.

Gjetjet e personave të zhdukur, sipas Hotit, janë të vogla. Ai tha se në vitin e kaluar janë gjetur 19 persona ku për disa prej tyre ende po priten përgjigjet, kurse në këtë vit ende po priten rezultatet.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori