LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk ishte e pranishme në Samitin në Tiranë

Hoti: Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk ishte e pranishme në Samitin në Tiranë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sot lidhur me mospjesëmarrjen fizike të kryeministrit Albin Kurti në Samitin në Tiranë.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës
Lexo po ashtu Kurti merr pjesë vetëm virtualisht në Samitin e Tiranës

“Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim.


Samiti në Tiranë është vendi për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë. Aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Lajme
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Lajme
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

Lajme
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
LDK mban mbledhje të Kryesisë – zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

LDK mban mbledhje të Kryesisë – zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Lajme
Kalo në kategori