LAJMI I FUNDIT:

Bizneset njoftohen për përfitimet e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve me DFC-në

Bizneset njoftohen për përfitimet e Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve me DFC-në

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset.

Në këtë takim, Hoti do t’i njoftojë bizneset rreth përfitimeve nga Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve të Korporatës amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).


“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti zhvillon një mëngjes pune me bizneset, të cilë​t do t’i njoftojë rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, përcjell Telegrafi.

Më 31 dhjetor 2020, Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kishin nënshkruar këtë marrëveshje, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kosova vendi i parë në Ballkan që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve me DFC-në amerikane
Lexo po ashtu Kosova vendi i parë në Ballkan që nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve me DFC-në amerikane

Kjo marrëveshje do t’i mundësojë DFC-së, që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.

DFC përmes një shkrimi në Twitter, ka njoftuar hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja e re për nxitjen e investime e DFC-së ka hyrë në fuqi, duke i mundësuar DFC-së të vendosë gamën e saj të plotë të produkteve financiare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje i pason vizitës së kryeshefit ekzekutiv i DFC-së, Adam Boehler që i bëri Kosovës në muajin shtator, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020 në Shtëpi të Bardhë. /Telegrafi/