Hoti: Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale, president i ri ose zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka qëndruar të dielën në Prizren, nga ku ka përcjellë një mesazh në prag të seancave vendimtare në Kuvend.
“E diel e këndshme në Prizren. ☀️ Nesër i kthehemi Kuvendit në dy ditët finale për t’i dhënë vendit Presidentin e ri ose për ta kthyer mandatin sërish te qytetarët”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar se dy ditët në vijim do të jenë përcaktuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, ndërsa ka lënë të hapur edhe mundësinë e kthimit të mandatit te qytetarët në rast se procesi nuk përmbyllet në Kuvend.
Derisa edhe deputeti tjetër i LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
"Ku mbetën qato 66 vota? A i keni a jo?", ka ironizuar Mustafa, duke nënkuptuar ofertën që Abdidixhi i bëri Kurtit për Vjosa Osmanin.



















































