LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë dhe investimet

Hoti: Ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë dhe investimet
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se ndërhyrjet e Qeverisë në institucione të pavarura po e dëmtojnë ekonominë, po e përkeqësojnë ambientin për biznes dhe po dërgojnë sinjale shumë negative për investitorët vendorë dhe të jashtëm.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se dy oda ekonomike në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndërhyrjet e fundit të Ministrisë së Drejtësisë në institucionin e përmbaruesit, duke e suspenduar një përmbarues dhe sipas tij, ky veprim paraqet një precedent të rrezikshëm.


Suspendimi i përmbaruesit privat, Oda Ekonomike Amerikane: Shembull shqetësues i ndërhyrjes në proceset e pavarura gjyqësore
Lexo po ashtu Suspendimi i përmbaruesit privat, Oda Ekonomike Amerikane: Shembull shqetësues i ndërhyrjes në proceset e pavarura gjyqësore

“Për shumë vite, Qeveria e SHBA-së ka ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për tu reformuar në përputhje me praktikat më të mira perëndimore dhe për të qenë mbështetës për bizneset. Si rezultat i këtyre reformave është rritur efikasiteti në përmbylljen e lëndëve civile të vendosura nga gjykatat. Këto ndërhyrje e hedhin poshtë gjithë atë mbështetje dhe ndikojnë negativisht në kushtet e të bërit biznes në Kosovë. Këto ndërhyrje krijojnë pasiguri tek bizneset”, shkruan Hoti.

OEK reagon ndaj suspendimit të përmbaruesit: Humb besimi i investitorëve të huaj
Lexo po ashtu OEK reagon ndaj suspendimit të përmbaruesit: Humb besimi i investitorëve të huaj

Sipas tij, ambienti për biznes përmirësohet duke ofruar siguri dhe qartësi ligjore.

“Për biznesin është jetike që të ketë parashikueshmëri në veprime ekzekutive të Qeverisë dhe në politika ekonomike e nisma ligjore”, shkruan deputeti i LDK-së. /Telegrafi/