Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur plaçkë ndarjen e 500 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria e PAN-it, ka ndarë dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin përvjetorit të pavarësisë, sesa Qeveria Mustafa.


Postimi i plotë:Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë. Qeveria e PAN-it ndanë: • 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019) • 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018) Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë: • 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017) • 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016) • 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015). /Telegrafi/