LAJMI I FUNDIT:

Hoti: FMN do ta përkrahë Kosovën në infrastrukturë, energji dhe ujëra

Hoti: FMN do ta përkrahë Kosovën në infrastrukturë, energji dhe ujëra

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se ka biseduar në telefon me shefin e misionit që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Gabriel Di Bella.

Hoti ka njoftuar se pas dy jave ministrja e Financave, Hykmete Bajrami do të vizitojnë FMN-në dhe Bankën Botërore për të diskutuar mbështetjen për Kosovën.


“Sapo kisha një bisedë shumë përmbajtjesore me shefin e mision që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Gabriel Di Bella. Pas dy jave, Ministrja e Financave, znj.Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Uashington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme. Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik”, shkruan Hoti.

Ai po ashtu, tha se “përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtarë i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujëra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”. /Telegrafi/