LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të riut nga Gjilani

Hoti kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të riut nga Gjilani

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të një riu nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar një hetim të gjerë për zbardhjen e rastit.


Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke thënë se zemërimi nuk ndihmon të gjejmë të vërtetën.

Postimi i plotë i Hotit:

“Përfundimi tragjik i një te riu, i sapo kthyer nga studimet ne Gjermani, është dhembje e madhe per familjen dhe per secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushellime familjes se te ndjerit, atyre qe e kane njohur dhe qytetareve te Gjilanit.

Ne keto momente duhet te jemi te kujdesshem e te durueshem ne kerkim te pergjigjes se si na ndodhi e gjithe kjo. Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin.

Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit.

26-vjeçari kërceu dje nga kati i pestë i konvikteve, e cila është shndërruar në karantinë, dhe është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Ndërkohë që forensika do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, vazhdojnë reagimet e partive politike në lidhje me rastin që ka tronditur qytetarët e Kosovës“, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori