LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi dyfishuar buxhetin për veteranët

Hoti: Kemi dyfishuar buxhetin për veteranët

Ministri i Financave, Avdullah Hoti në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur për Ligjin për Veteranët, duke thënë se numri i veteranëve ka tejkaluar planifikimet.

“Kjo punë ka nisur para dy viteve kur janë ndarë 25 milionë euro për vetereanët, dhe kanë qenë të parapara deri në 12-13 mijë veteranë, por që shifrat janë ndryshe sepse ata janë tash 30 mijë. Numri i tyre është dukshëm më i madh se planifikimet”, tha Hoti.

“Nga 25 milionë e kemi dyfishuar buxhetin e kemi bërë 50 milionë. Tash po diskutojmë me shoqatat e dala nga lufta për modalitetet. Këto janë që të vihet te shifra reale e veteranëve”.

Ministri Hoti që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ka probleme financiare por që sipas tij, do të gjendet forma e tillë që të dallohen ata që janë vërtetë veteranë.

“Veteranë janë personat që e kanë kapur pushkën, kanë dalë në vijën e frontit. Besoj që secili e ndjen veten mirë nëse i jepet një certifikatë për kontribut në luftë”.

“Kemi folur me FMN-në dhe kemi arritur të marrim dakordimin e tyre për dyfishim të buxhetit. Po punojmë intensivisht dhe kemi mbështetjen edhe të shoqatave pasi nuk duam të marrim vendim të njëanshëm”, tha Hoti./Klan k
Kosova/