LAJMI I FUNDIT:

Hoti e Begaj bisedojnë për garat e nivelit komunal në Malishevë

Hoti e Begaj bisedojnë për garat e nivelit komunal në Malishevë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, është takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj.

Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Komunën e Malishevës.


Koordinatori Hoti u interesua për ecurinë e garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel shkolle dhe atë komunal që po mbahen tani.

“Shkollat e komunës së Malishevës janë duke i dërguar rezultatet e garave në nivel shkolle në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, mirëpo unë jam i interesuar të mësoj edhe nga ju si Kryetar i Malishevës, për mbarëvajtjen e këtyre garave.

Tashmë kanë filluar garat e nivelit komunal, andaj unë shfrytëzoj rastin që t’u uroj suksese të gjithë nxënësve që janë pjesë e kësaj gare”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari Begaj, tha se është i kënaqur me procesin e garës në nivelin e shkollës në komunën që ai udhëheq dhe u zotua se do të ofrojë mbështetje për garat në nivelin komunal.

“Garat e nivelit shkollor kanë shkuar mirë dhe shpresoj se edhe në nivelin komunal do kemi tregojmë suksese në këto gara. Unë si kryetar komune e ofrojë të gjithë mbështetjen time, nëse është nevoja të punoj edhe natën, për realizimin e suksesshëm të këtyre garave në nivelin komunal”, tha Begaj.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe Drejtori Komunal i Arsimit Blerim Thaçi dhe Koordinatoren Komunale për Programin Nacional për Rininë i caktuar nga DKA, Shyhrete Sertolli.

Garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel komune kanë filluar të mbahen nga 30 marsi dhe do të vazhdojnë deri më 13 prill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori