LAJMI I FUNDIT:

Hoti dhe Sejdiu: Koalicioni LAA asnjëherë nuk ka qenë më unik

Hoti dhe Sejdiu: Koalicioni LAA asnjëherë nuk ka qenë më unik

Përfaqësues të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa (LAA) pas përfundimit të seancës kanë thënë nuk do të injorohet vullneti i qytetarëve dhe nuk do të lejojnë që disa deputetë të papërgjegjshëm t’i bllokojnë proceset në vend.

Avdullah Hoti nga LDK-ja tha se koalicioni LAA nuk funksionon me ultimatume dhe deklarata e para disa ditëve e Behgjet Pacollit ishte dëshirë për t’i krijuar sa më parë institucionet.


Një vullnet i tillë për krijimin e institucioneve, tha se e ka edhe LDK-ja.

Ndërkaq, Korab Sejdiu nga AKR-ja tha se nuk janë të gatshëm t’i presin më deputetët e papërgjegjshëm.

Ai tha se janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje dhe për funksionalizimin e institucioneve.

Sejdiu më tej shtoi se LAA në ditët  në vazhdim janë të gatshëm të kalojnë nga faza e pritjes, në fazën e veprimeve dhe aktiviteteve për të siguruar se vota e qytetarëve po respektohet.

“Nuk mundemi ta injorojmë vullnetin e shumicës së qytetarëve… Asnjëherë koalicioni nuk ka qenë më unik”, tha Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori