LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Çdo masë të Serbisë, Kosova do ta kthej me reciprocitet

Hoti: Çdo masë të Serbisë, Kosova do ta kthej me reciprocitet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se, çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet njëjtë.

Hoti në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës tha se, heqja e reciprocitetit është bërë një afat të caktuar.


“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

Duke përmendur vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, ai tha se nuk beson që do të ketë nevojë për veprime të tilla.

“Por unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme, por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare. Ju e keni parë që i kemi disiplinuar pak edhe vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/