LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Buxheti për 2018 është i planifikuar dobët

Hoti: Buxheti për 2018 është i planifikuar dobët

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin lidhur me Projektligjin e Buxhetit për 2018, duke theksuar planifikimin e dobët të tij, strukturën jo adekuate dhe planifikimin e udhëhequr nga motive politike.

Ai gjatë një takimi me shefen e Misionit të FMN-së në Uashington, Stephanie Eble, ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend. Po ashtu temë bisede ishte edhe Projektligji i Buxhetit për vitin 2018 .


Po ashtu Hoti i bëri të ditur përfaqësuesve të FMN se duke qenë se Komisionin për Buxhet dhe Financa e udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtarët e saj në këtë komision do të jenë shumë të kujdesshëm për të shqyrtuar të gjitha kërkesat për amendamentim që mund të vijnë nga deputetët dhe nga institucionet e ndryshme.

Ai po ashtu bëri të ditur se Grupi parlamentar i LDK-së të bëjë amendamentet për të korrektuar draft-buxhetin për 2018, votimi i të cilit do të bëhet kësaj të diele në Kuvend.

Ndërsa, shefja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hotit për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend, si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/