LAJMI I FUNDIT:

Hoteli i “mallkuar” ka hapur dyert për klientët e guximshëm, aty ku në një dhomë mund të flihet me “fantazmat”

Hoteli i “mallkuar” ka hapur dyert për klientët e guximshëm, aty ku në një dhomë mund të flihet me “fantazmat”

Në Amerikë ka nisur punën ai që quhet hoteli më i mallkuar në botë.

Pas një rinovimi që ka kushtuar 25 milionë dollarë, Read Hotel, që ndodhet në Tenesi ka hapur dyert për klientët e guximshëm.

Ky hotel ka një histori të frikshme. Në dhomën 311 të tij thuhet se një grua e quajtur Annalisa Netherly është vrarë nga i dashuri i saj në vitin 1920.

Që nga ajo ditë, Annalisa endet nëpër korridoret e këtij hoteli, përcjell gsh.

Tashmë, dhoma 311 do të jetë e disponueshme për prenotime në datat 3, 10, 17, 24 dhe 31 tetor.

Këto do të jenë datat e vetme për këtë vit, pasi ditët e tjera dhoma nuk do të mund të prenotohet.

Dhoma 311 është njësoj si një dhomë e viteve ’20. Ka një radio të vjetër që nuk punon, një tualet të vjetër, mobilje antike dhe parket druri. Sigurisht, pa televizor.

Sipas faqes së internetit të Read Hotel, në dhomë përfshihen edhe aktivitete paranormale si luhatje e dritave, zhurma të pashpjegueshme, shfaqje fantazmash dhe rrjedhje uji në tualet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Imazhe fantastike që nuk mund të bëheshin në një kohë më të mirë

Imazhe fantastike që nuk mund të bëheshin në një kohë më të mirë

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Po shikonte televizorin kur në kuzhinë i erdhi një mysafir i paftuar - gruaja nga Florida u habit kur pa aligatorin mbi dy metra në kuzhinë

Po shikonte televizorin kur në kuzhinë i erdhi një mysafir i paftuar - gruaja nga Florida u habit kur pa aligatorin mbi dy metra në kuzhinë

Interesante
Njerëzit menduan se kjo ishte një vrimë në oqean - e vërteta është edhe më e trishtueshme

Njerëzit menduan se kjo ishte një vrimë në oqean - e vërteta është edhe më e trishtueshme

Interesante
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Zbulohet e vërteta për dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Zbulohet e vërteta për dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Interesante
Kalo në kategori