Shumica e hoteleve e kanë vetëm një adresë – por një pronë në Evropë jo vetëm që ka dy adresa, por ndodhet gjithashtu në dy vende të ndryshme.

Hoteli Arbez me dy yje qëndron në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, që nënkupton se ka një adresë franceze dhe një zvicerane.

Në anën franceze, Arbez është në Rue de la Frontera në La Cure, përderisa në anën zvicerane është në Route de France në Cure, shkruan Gazeta Express.

Sapo të hyni brenda, ju mund të ecni prej njërit shtet në tjetrin brenda sekondave. Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicerane nënshkruan një traktat për të modifikuar kufirin mes dy vendeve, thuhet sipas Swissinfo.

Ky padyshim është hoteli më i veçantë në botë! Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëk, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez.

2

3

4