LAJMI I FUNDIT:

Hotelet dhe dhomat me qira në Durrës pa kupon tatimor

Hotelet dhe dhomat me qira në Durrës pa kupon tatimor

Nëse hedhim sytë në qytetin e Durrësit numri i pallateve dhe hoteleve është tepër i lartë, por të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit janë shumë pak.

Sipas të dhënave zyrtare në prefekturën e Durrësit numërohen 77 hotele, gjithsej 3,805 shtretër.


Edhe pse lufta kundër informaliteti kësaj herë është fokusuar në bregdet, duket se abuzuesit më të mëdhenj fshihen në këto ndërtesa.

Turistët thonë se kuponi tatimor lëshohet vetëm nga baret dhe restorantet, por jo nga qiradhënësit e apartamente.

“Po, edhe dy çipsa që mora ma dhanë kuponin fiskal . E për apartamentin tju them të drejtën e kemi 40 euro, aty ende nuk e kam marrë kuponin’, thotë një turist.

“Po e marrim kuponin, sivjet se më parë normale nuk ka qenë.”, thotë një tjetër. Gazetarja: Po kuponin e apartamentit ku qëndroni? “Rri në shtëpi private, ka vite që shkoj aty jemi bërë si familje. Ne vijmë tek ta, e ata tek ne”, thotë ai.

“Shiko në të gjitha baret ku shkoj me kupon tatimor, në çdo vend ku bëj pazare gjithnjë ma japin kuponin. Ku shkojmë tek kafja, apo shkojmë të marrim akullore në lokale dhe restorante me kupon tatimor”, thonë dy të tjerë.

Ky që shihni është një grup punonjësish të Drejtorisë së Shërbimit Informues, ata çdo biznesi i kërkojnë të regjistrohen pranë QKB-së dhe të paguajnë siguracionet e punonjësve. E nëse biznesi nuk ndryshon qëndrim atëherë nga inspektorët e hetimit tatimorë merën masa administrative me gjobë e deri në bllokim të tij.

“Kemi dy muaj që kemi filluar punën, deri më tani kemi bërë rreth 4100 vizita. Ky ndërgjegjësim shihet nga vizitat që kemi në Drejtorinë Rajonale të Informimit, vetëm për muajin qershor janë regjistruar në QKB 154 subjekte“, thotë Kliton Tati, drejtor pranë Shërbimit Informues.

Gjatë muajit korrik , në Durrës hetimi tatimor ka kontrolluar 345 subjekte, dhe janë konstatuar 112 shkelje. Llupa e inspektorëve tatimor tashmë është edhe në faqet e prenotimeve online të hoteleve si booking.com nga 25 hotele të gjetura në këtë faqe 7 prej tyre kanë rezultuar të paregjistruar. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori