Hoteleritë, Qeverisë së RMV-së: Me pakon e pestë të përfshihen pesë kërkesat e tyre
Pesë kërkesa të reja të hotelierëve deri te qeveria. Do të insistojnë që kërkesat e tyre të përfshihen me pakon e pestë ekonomike kundër krizës. Ata u shprehën të pakënaqur për shkak se nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e pakos së re ekonomike. Sot Qeverisë ia dërguan pesë kërkesat e tyre. Shteti dhe Qeveria duhet të ndërmarrin obligim dhe përgjegjësi të plotë për ekzistencën e industrisë së hotelerisë deri në përfundimin e pandemisë duke krijuar masa të veçanta ekonomike për ndihmë financiare dhe ndihmë të pakthyeshme, thuhet në kërkesën e shkruar të hotelierëve.
“Masa e parë është kërkesë në lidhje me vazhdimin e subvencionimit të rrogave për të punësuarit në industrinë e hotelerisë dhe kjo të jetë pa kushte. Kërkesa e dytë është grant, ndihmë e pakthyeshme për klubet e natës dhe restorante të kategorizuara dhe e njëjta të vlejë për të gjithë hotelierë. Masa e tretë është qasje e shpejtë deri te kreditë e paralajmëruar pa interes”, deklaroi Zdravko Josifovski – Oda e Pavarur e Hotelierëve.
Përmes kredive pa interes, Josifovski sqaroi se hotelierët do të mund të marrin hua prej bankave komerciale, të marrin kredi për t’i paguar obligimet dhe humbjet prej periudhës së fundit. TVSH e sheshtë sipas premtimeve në 10% për të gjithë shërbimet hotelierike në të gjitha objektet e hotelerisë, kjo është masa e katërt e hotelierëve. Kërkesa e fundit është prolongim i të gjitha proceduarve të përmbaruesve, për shkak të, siç thonë, pamundësisë për t’i paguar me kohë obligimet, si pasojë të masave restriktive me të cilat u ballafaquan periudhën e fundit. Nga Qeveria këto ditë arriti konfirmim se ka para për pakon e pestë ekonomike. Kryeministri Zaev tha se gjithçka do të varet prej kohëzgjatjes së krizës. Nëse e njëjta zgjat pak më gjatë, atëherë do të nevojitet rebalanc i ri i Buxhetit për t’i siguruar paratë e nevojshme.
“Shteti tashmë ka siguruar 50 milionë euro për programin Covid, në mënyrë shtese ka 17 milionë euro për rroga, nëpër resorët ka rreth 30 milionë euro. Shpresojmë se nuk do të jenë përsëri 12 muaj, por se do të jenë një dy tre muaj varët nga vaksina. Nëse kriza, mos dhasht zoti, zgjat, do të bëjmë rebalanc të Buxhetit dhe do të sigurojmë para”, potencoi Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre