LAJMI I FUNDIT:

Hotel i pazakonshëm në Polin e veriut: 100.000 euro për dy net

Hotel i pazakonshëm në Polin e veriut: 100.000 euro për dy net

Hotelin North Pole Igloos do ta përbëjnë dhjetë kupola qelqi në të cilat mysafirët mund ta kalojnë natën nën yje në qendrën e akullt të oqeanit Arktik

“Poli i Veriut është një ndër destinacionet më ekskluzivenë botë tashmë shumë vite, mirëpo atje nuk ekziston asnjë vendosje e mirë dhe e rehatshme”, shpjegon Janne Honkanen, pronare e agjencisë turistike Luxury Action, e cila qëndron pas kësaj ndërmarrjeje ambicioze, transmeton Telegrafi.

Oferta e cila do të lehtësojë buxhetin tuaj për afro 100.000 euro përfshin dy bujtje në ishullin Svalbard, udhëtimin me aeroplan deri në Polin e veriut dhe kthimin prapa, pastaj edhe udhëtimin me helikopter deri te hoteli dhe një bujtje në Pol.

Poli i veriut është i paqasshëm gjatë pjesës më të madhe të vitit, mirëpo në muajin prill mund të shkohet me helikopter apo me anije në muajt qershor dhe korrik.

Gjatë një viti gjithsej 1.000 njerëz e bëjnë këtë udhëtim dhe me atë rast ata patjetër duhet të bartin pajisjen me vete dhe kushtet e vështira klimatike t’i përballojnë në shatorre. Prandaj janë shtëpizat e ngrohta të qelqta me tualet kontrast i vërtetë në krahasim me kushtet e deritashme me të cilat përballen aventuristët.

Në lokacion gjenden edhe menaxheri, ciceroni dhe sigurimi, shërbimet e të cilëve janë përfshirë në ofertën e hotelit.

Në vend që të jenë të fiksuar në një vend, hoteli polar do të jetë i zhvendosur në pjesët më të sigurta ashtu siç ndryshojnë kushtet klimatike.

Kupolat në Pol do të gjenden gjatë prillit, ndërsa gjatë 11 muajve të tjerë do të jenë të zhvendosura në arkipelagun Svalbard, në gjysmë të rrugës midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori