LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës

Horoskopi i detajuar për vitin 2020 u paralajmëron të lindurve në shenjën e Virgjëreshës energji të shkëlqyeshme dhe posaçërisht aspekte të volitshme në nëntë muajt e parë të vitit

Analitikë, të rregullt, kritikë dhe kryelartë… Virgjëresha është perfeksioniste, metodike dhe analitike, transmeton Telegrafi.


Ajo synon perfeksionin, si për veten ashtu edhe për të tjerët. Për këtë shkak ajo me kujdes shqyrton të gjitha faktet, nuk lëshon asnjë detaj dhe kurrë nuk niset në aksion nëse më parë nuk i ka vlerësuar pasojat e mundshme.

Ndonjëherë nga frika prej gabimeve lëshon rastin e mirë, mirëpo Virgjëresha më lehtë i përballon lëshimet sesa gabimet.

Sipas yjeve për 2020-n, ky është vit i fuqizimit që të zbuloni kush jeni, madje edhe në sferat tuaja më të thella. Do të mundeni të investoni në punë dhe në mënyrën e punës në të cilën ndiheni më së shumti rehat.

Shprehitë e reja dhe rutina në sferën e shëndetit, të cilat përfshijnë kondicionin fizik dhe mënyrën e ushqimit, mund t’ju ndihmojnë që të hulumtoni kënaqësitë e jetës rreth jush.

Do të jeni të zënë duke u ndihmuar të tjerëve që të mësojnë t’i shfrytëzojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë dhe në pranimin e jetës vetjake, duke përfshirë përkufizimet si edhe dhuratat të cilat i sjell jeta.

Krijimi i ambientit pozitiv jetësor, jo vetëm në shtëpi, por edhe në zemrën tuaj, është zgjidhe për të gjitha problemet. Jepni nga vetja më shumë kohë që të relaksoheni dhe t’i mbushni bateritë, për shërim dhe gjetje të qetësisë shpirtërore.

Humori i Virgjëreshës është i shkëlqyeshëm në nëntë muajt e parë të vitit 2020. Keni më shumë besim në forcat tuaja, keni perspektivë relaksuese, keni kuptimin për humor, argëtohuni kurdo që mundeni dhe bëni të qeshin të tjerët.

Puna dhe karriera

Ndryshimet të cilat i keni bërë vitin e kaluar në punë do të ndikojnë edhe në këtë vit. Jeta juaj pak a shumë do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si edhe vitin e kaluar, por me disa ndryshime të vogla.

Me siguri gjërat do t’i shihni më qartë dhe do të mundë të fokusoheni më mirë. Shkathtësitë tuaja natyrale me siguri do të shkëlqejnë këtë vit. Përdorni kurdo që të mundeni dhe do të jeni në qendër të vëmendjes në punë.

Horoskopi për 2020-n gjithashtu ju propozon t’i kushtoni kujdes buxhetit tuaj këtë vit. Do të keni para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha shpenzimet si edhe për të kursyer pak për të ardhmen.

Karriera juaj do të mundë të ndryshojë vrullshëm dhe do të mundë të keni tërësisht një botë të re kur është fjala për punën. Madje, edhe nëse nuk e ndryshoni karrierën, do të ndryshoni mënyrën në të cilën keni punuar punën tuaj.

Çdo gjë do të vijë me shkëlqim dhe me rezultate të papritura. Mirëpo, kujdes që të mos ndodhin komunikime të gabueshme në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe në lidhjet tuaja më të sinqerta.

Në ajër ndihen mallëngjimi dhe pritja. Kënaquni, sepse këtë kënaqësi nuk e keni ndier tashmë një kohë të gjatë. Diç e re që do të mundë të ndodhë në 2020-n është ndryshimi i udhëheqjes së zakonshme dhe të kujdesshme të financave, kështu që do t’u hyni shumë rreziqeve.

Është momenti i mirë në jetën tuaj për para dhe resurse, për blerje dhe shitje pasurish dhe obligimesh. Do të kënaqeni me investimet me rrezik të shtuar që do t’i ndërmerrni deri në vjeshtën e hershme kur edhe do të fitoni para. Do të mundë të tregohet që ajo është koha e tërheqjes së mjeteve financiare nga largësia.

Koha e testimit ka ndodhur nga fundi i 2019-s dhe ju tani dëshironi të keni situatë solide financiare dhe themel të fortë në punë.

Shëndeti

Viti mund të fillojë me ndonjë ngarkesë për ju dhe ju shpejt do të bëni përmirësimin e nevojshëm që shëndeti juaj të kthehet në normale.

Probleme shëndetësore nuk do të keni shumë këtë vit, sepse, siç thuhet, do të keni ajër të pastër dhe jetë aktive dhe thjesht do të kënaqen me gjendje të mirë. Keni karakter të natyrshëm që të kujdeseni për shëndetin, ndërkaq këtë vit nuk do të angazhoheni edhe aq shumë rreth shëndetit.

Shëndeti i mirë këtë vit do t’ju jetë si shpërblim për disiplinën gjatë viteve të mëparshme. Qëndrimi yt do të përcaktojë shëndetin tënd.

Nga mesi i 2019-s ka pasur kthesa në jetën tuaj, ndërkaq në 2020-n është koha që të përgatiteni për këto kthesa, transmeton Telegrafi.

Virgjëreshat do të kenë shumë energji këtë vit, të cilën me siguri do ta shfrytëzoni për disa gjëra të rëndësishme të cilat do t’ju nevojiten në punë si edhe në shtëpinë tuaj. Me rëndësi esenciale është që shpesh të ushtroni këtë vit në mënyrë që të mbani formën fizike.

Gjithashtu do t’ju ndihmojë edhe kujdesi për vetveten që të pengohen shumë sëmundje dhe lëndime. Mirëpo, përpiquni që të mos e teproni dhe të mos i kaloni kufijtë tuaj, sepse në të kundërtën mund të pësoni.

Dashuria

Nëse e keni dashur jetën tuaj dashurore vitin e kaluar, atëherë jeni të lumtur. Nëse gjërat ju shkojnë mirë, atëherë nuk ka nevojë ta ndryshoni atë që jeni duke punuar.

Nëse keni gjetur diçka që ju përshtatet, do të duhej të jepnit çdo gjë nga vetja që atë ta ruani. Nëse nuk e keni dashur jetën tuaj dashurore vitin e kaluar, këtë vit disa gjëra patjetër duhet t’i ndryshoni.

Ndoshta nuk keni komunikuar mirë me partnerin tuaj apo ndoshta keni qenë me personin e gabuar. Bëni të gjitha ndryshimet të cilat duhet patjetër t’i bëni për të qenë të lumtur.

Raste të shumta do t’ju vijnë si p.sh. të ndryshoni marrëdhënien tuaj nëse do të jetë e nevojshme. Gjasat gjithashtu do t’ju vijnë, nëse dëshironi të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe me anëtarët e familjes.

Gjithmonë mendoni para se të filloni të flisni, pa marrë parasysh me kë bisedoni dhe do të pengoni shumë probleme të mundshme. Është e mundshme kthesa në lidhjet në vitin 2020.

Thjesht, vendosni për riparim kryesor të lidhjes suaj dhe thjesht hidhni poshtë çdo gjë që nuk ju është e dobishme.

Ngjarjet në lidhje dhe kthesat e shpejta do të ndodhin në dukje pa shkas, me shpejtësinë e vetëtimës. Është koha e fillimit dhe ato do t’ju vijnë si shkëlqime, takime të rastit dhe mund të vëreni që do t’ju tërheqin disa persona ekscentrikë dhe të pazakonshëm.

Ngritjet dhe rëniet në marrëdhënie do të jenë në horizont këtë vit. Në fund të vitit në të vërtetë do të mund të ktheheni prapa dhe sërish të filloni ndonjë lidhje nga e kaluara.

Me siguri do të ndani emocionet dhe ndjenjat tuaja të brendshme këtë vit.

Viti 2020 do të vijë me pasoja të mira dhe të këqija të veprimeve tuaja, si edhe me gjëra të mira dhe të këqija të cilat janë jashtë kontrollit tuaj gjatë Merkurit retrograd në 2020-n dhe ato do të jenë: 18 shkurt 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020 (Gaforrja); 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor 2020 (Akrepi). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori