LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Demit

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Demit

Të lindurit në shenjën e Demit janë kokëfortë, por kanë zemër të butë. Nga njëra anë, ata janë racionalë dhe praktikë, me kuptim të theksuar për vlera materiale

Mirëpo, ana tjetër e natyrës së Demave është shumë e ndjeshme, romantike dhe sentimentale, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë, këto dy kundërshti nuk mund të bashkohen, mirëpo Demit i është e nevojshme siguria për t’u relaksuar dhe për t’i lejuar emocionet e veta që të shpërthejnë.

Demi është impulsiv, shumë i padurueshëm dhe i kujdesshëm, mirëpo është shumë i qëndrueshëm në qëllimet e veta. Demi kryesisht është i përzemërt dhe i këndshëm. Ata kujdesen shumë për njerëzit e tjerë, mirëpo po ashtu kujdesen edhe për avancimin e tyre.

Demat me këmbëngulje do të punojnë për t’i realizuar qëllimet e veta dhe do t’i realizojnë sepse janë njerëz jashtëzakonisht ambiciozë. Ndonjëherë mund të bëhen posaçërisht xhelozë dhe kokëfortë, mirëpo kush nuk është pak xheloz dhe kokëfortë, të gjithë janë në mënyrën e vet.

Këto karakteristika Demit do t’i ndihmojnë në rrumbullakimin e ndryshimeve të cilat do t’i bëjnë gjatë këtij viti.

Sipas horoskopit tuaj për 2020-n, ky është edhe një vit i suksesit për ju, ku përpjekjet tuaja të cilat i investoni tregojnë efekte solide dhe të konsiderueshme në jetën tuaj.

Meqë viti nuk ndalet, mund të shikoni pak mbrapa dhe saktësisht të shihni sa është ndërtuar nga ajo në jetën tuaj. Nga fundi i marsit deri në fillim të majit do të fusni plot energji shtesë në ambientin tuaj të drejtpërdrejtë, sepse Marsi shpejt avancon duke sjellë në kulm edhe energjinë e ambicieve tuaja.

Shfrytëzoni këtë periudhë duke shikuar përpara dhe duke shfrytëzuar mundësitë të cilat do t’ju ofrohen.

Yjet ende ju inkurajojnë, posaçërisht në sferën e punës dhe të karrierës dhe mos jeni aq të bindur në mënyrat dhe qëllimet tuaja që të mos ju kalojë diçka e vlefshme dhe e dobishme vetëm për shkak që refuzoni të lëvizni.

Puna dhe karriera

Financat tuaja do të mund të përmirësohen dukshëm në vitin 2020. Mbase do të ndiheni shumë më të qëndrueshëm dhe më të sigurt në fushën e financave dhe të parave.

Një rritje e madhe nuk është e sigurt, mirëpo aplikimi i disiplinës në fushat e punës me një plan më të organizuar dhe më të zhvilluar do të rezultojë me siguri financiare dhe stabilitet.

Zgjidhja e ndonjë borxhi afatgjatë në këtë mënyrë do të jetë e mundshme në këtë vit, si edhe ristrukturimi i mundshëm i çështjeve financiare. Atë që e keni filluar që nga vitet e mëhershme rreth kursimit dhe sigurisë do të vazhdojë dhe këtë vit por do të bëhet edhe më e fortë.

Rreth kohës së errësimit të Hënës në pranverë ndoshta do të hasni në disa vështirësi në sferat e punës dhe karrierës suaj.

Do të keni dobi nga ndryshimi i rutinës suaj të përditshme, mirëpo ju dëshironi që të luftoni kundër saj. Mos luftoni kundër asaj, kjo do të jetë mirë për ndryshime afatgjate. Do të zbuloni që keni plot energji dhe do të kënaqeni me sukseset më të mëdha se viteve të kaluara.

Pranvera ju sjell ndryshime. Kjo do t’ju jetë e mirëseardhur, sepse e kaluara nuk ka qenë edhe aq konstruktive. Diçka si pasioni apo punë honorari do të mund t’ju shfaqet si burim i konsiderueshëm i fitimit, nëse i bashkoni pasionin, interesimin, shkathtësitë dhe kohën tuaj që atij t’i jepni vend të rëndësishëm në jetën tuaj.

Ndoshta do të vëreni që dëshira gjatë muajve të verës do t’ju jetë ndërrimi i punës me diçka që do t’ju ngazëllejë shumë. Kjo mund të ndodhë befasisht dhe ju thjesht do të dëshironi të mbroheni nga vendimet tuaja impulsive.

Edhe pse ndoshta nuk dëshironi të mendoni për vitin e kaluar, me siguri ai do të ndikojë në financat tuaja këtë vit. Përpiquni të përmirësoni dëmin të cilin e keni bërë vitin e kaluar para se të jeni të detyruar t’i përmirësoni gjërat këtë vit, posaçërisht gjatë Merkurit retrograd në vitin 2020, ndërkaq ai do të jetë: 18 shkurt 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020) (Gaforrja); 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor 2020 (Akrepi).

Shëndeti

Patjetër merrni vendimin e duhur, madje edhe ju nevojitet kohë për ta marrë atë. Siç do të detyroheni të punoni jashtë orarit për të kontrolluar kohën dhe paratë tuaja, gjithashtu, kujdesi për shëndetin tuaj këtë vit do të jetë me rëndësi.

Përpiquni të inicioni ndonjë shprehi stërvitjeje, e cila do t’ju bëhet rutinë e përditshme dhe përpiquni të mbani balancën në ushqim, në atë mënyrë që të qëndroni sa më të shëndetshëm.

Këtë vit Demat me siguri do të jenë të zënë dhe pak të hutuar. Nëse nuk dini çfarë të bëni, pyetni mikun të cilit i besoni, transmeton Telegrafi.

Viti 2020 do t’ju jetë më i lehtë t’i zhvilloni disa rutina të dobishme për shëndetin tuaj. Do t’ju jetë më e lehtë nga pranvera deri në fund të vitit. Nëse do të keni përkushtim dhe qëndrueshmëri, do ta keni më të lehtë.

Zhvillimi i regjimit të përditshëm të sjelljes së shëndetshme do të jetë i mundshëm dhe do të mund t’i përmirësoni gjithë ato që nuk janë në rregull.

Mbajtja e peshës ideale trupore do të jetë sfidë kryesore këtë vit për ju, mirëpo keni nevojë për forcë e cila do t’ju ndihmojë në disiplinën e nevojshme për ta mbajtur atë peshë.

Në këtë vit do të keni nevojë për gjithë shëndetin dhe qëndrueshmërinë të cilin e keni, sepse ky është viti kur duhet t’i vilni rezultatet për të cilat keni punuar më parë.

Dashuria

Në vitin 2020 yjet thonë që jeta juaj dashurore këtë vit do të stabilizohet. Do të gjeni harmoninë edhe me veten, edhe me partnerin në këtë vit. Ky vit është koha e duhur të mësoni çfarëdo që dëshironi për marrëdhënien tuaj.

Edhe pse ndoshta nuk ndiheni mirë, ju po fusni ndryshime në marrëdhënien tuaj, mirëpo kjo do t’ju ndihmojë në afat të gjatë. Ky vit do të jetë me më shumë ndryshime të vogla të ndjeshme se ato të mëdhatë.

Nëse jeni i vetëm dhe nuk jeni në lidhje, ndoshta kjo është koha e duhur që të punoni pak në shkathtësitë tuaja romantike. Qëndrimi i këndshëm edhe humori i mirë do t’ju çojnë larg.

Përpiquni të lini anash disa rutina të mërzitshme ditore dhe ndryshoni ato për disa të reja dhe gjëra mallëngjyese, të cilat do ta pasurojnë lidhjen tuaj. Gjithashtu është me rëndësi të forconi lidhjet tuaja me miqtë dhe familjen.

Mos u bëni tepër impulsiv, bëhuni i butë. Mund t’i ndihmoni vetes në mënyra shumë më të thjeshta, të cilat nuk do t’ju jenë tepër të zorshme.

Gjërat e vogla mund t’i bëjnë ndryshimet më të mëdha në shumë lidhje. Atëherë mos u çuditni nëse Demi martohet në vitin 2020 ose në vitin 2020 do të bëhet me fëmijë!

Në vitin 2020 është e mundshme që marrëdhëniet tuaja të kalojnë nga faza e bisedimeve të imëta në një interaksion shumë më të thellë dhe më intensiv. Do të keni lidhje më të thellë dhe më të kënaqshme këtë vit, posaçërisht ata të cilët janë pak më të vjetër se ju.

Do të keni ndjenjë më të madhe të vlerave vetjake, vetëbesim dhe përkrahje të cilat do të kenë kuptim në të gjitha marrëdhëniet tuaja.

Nëse nuk e keni gjetur shpirtin binjak, ndoshta ky është viti i duhur për të! Mirëpo, kujdes nga hidhërimi dhe impulsiviteti në vjeshtë posaçërisht në tetor. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori