LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Dashit

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Dashit

Çdo vit na sjell aventura të reja, fillim dhe hapje të dyerve të reja, por qe se çfarë fati do të na sjellë viti 2020, sipas astrologëve

Në vazhdim mësoni çfarë ju sjell ky vit në sferën e dashurisë, mësoni çfarë ju përgatisin yjet në planin afarist, çfarë shëndeti do të keni gjatë këtij viti, por edhe çfarë marrëdhënie do të keni me familjen dhe miqtë, transmeton Telegrafi.


Deshve për vitin 2020 u parashikon në këtë vit që për shumëçka do të duhej të jenë dukshëm të qetë. Kryesisht gjërat do të jenë të qëndrueshme. Mund të ndodhin ndryshime të konsiderueshme, mirëpo vetëm nëse ju jeni ai i cili i bëni ato ndryshime dhe nëse i keni dëshiruar.

Ndryshime të vogla do të vijnë vetvetiu. Duhet patjetër të veproni nëse dëshironi që ta bëni vitin tuaj më mallëngjyes. Deshtë janë njerëz aventurierë dhe entuziastë. Deshtë dëshirojnë të dashurojnë, por bëjnë edhe miq platonikë të shkëlqyeshëm. Kurrë nuk do të ndiheni të mërzitur kur jeni me ndonjë Dash, ndërkaq Deshtë kurrë nuk do të dëshirojnë të kenë vit të mërzitshëm.

Viti 2020 Deshve do t’u sjellë dozë të madhe entuziazmi, si edhe sukses personal dhe profesional. Do të zbuloni që ky vit i cili është shumë më aktiv dhe i orientuar drejt qëllimeve dhe cilado ndjenjë e mbetur do të jetë zvogëluar qartë dhe shpejt.

Vitin e kaluar planeti juaj sundues Marsi mezi lëvizte nëpër 5 shenjat, ndërsa këtë vit do të jetë në shpejtësi të plotë dhe shpejt do të kalojë nëpër 10 shenja. Kjo do të thotë që gjërat do të marrin jetë dhe shpejt do të veproni dhe reagoni ndaj potencialeve dhe ngjarjeve në drejtim të të cilave avanconi.

Entuziastë, pasionantë dhe të zjarrtë. Nuk janë posaçërisht të sjellshëm. Ndjenjat dashurore dhe impulset – shumë të rëndësishme. Deshtë janë entuziastë në dashuri, kur dashurohen, partneri për ta është qendra e botës.

Çdo dashuri e re për Deshtë është e mrekullueshme si edhe nga e para, fillojnë me të njëjtin entuziazëm. Ndonjëherë janë të pamatur, me agresivitet të madh i shfaqin ndjenjat e tyre, kështu mund të frikësojnë partnerin.

Adhurojnë të shfrytëzojnë fraza dashurie, gjë që partnerin e argëtojnë fuqishëm. Entuziazmi i Deshve është shpata e tyre me dy tehe, andaj duhet të ruheni që nga ai të mos pësoni.

Shfrytëzoni gjithë përkushtimin dhe disiplinën që i keni praktikuar gjatë disa viteve të fundit dhe përgatituni që këtë vit ta bëni të këndshëm me forcën tuaj, posaçërisht në kuptimin e asaj që energjia dhe bindjet tuaja fusin në jetën tuaj.

Kujdesuni për temperamentin dhe pakënaqësitë, sepse të tjerët mbase do të kenë mjaft kohë të jenë bashkë me ju. Mbani në mend, këtu jeni që njerëzit t’i drejtoni në horizonte të reja. Nëse do të shkoni aq shumë përpara saqë njerëzit të mos mund t’ju shohin, do të jeni të privuar nga dhuratat tuaja.

Viti 2020 në çdo gjë do të jetë në shenjën e balancës dhe ekuilibrit për Deshtë. Edhe pse do të jeni ambiciozë, do të jeni më realë në arritjen e qëllimeve tuaja. Stabiliteti do të shihet në të gjitha aspektet e jetës suaj, posaçërisht në lidhjet tuaja. Ndryshimet dhe mundësitë e reja në profesionin tuaj do të çojnë juve deri te puna në vitin 2020. Desh, çdo gjë do të jetë në favorin tuaj. Mirëpo, patjetër duhet të ndërmerrni iniciativën dhe të bëni hapin e parë.

Puna dhe karriera

Në muajt e parë të vitit 2020 do të bëheni më të besueshëm dhe më konkurrentë. Do të përpiqeni të depërtoni me vullnet të pastër për shkak të forcës së personalitetit tuaj, mirëpo mos u befasoni nëse nuk do të arrini sukses.

Marrëdhëniet e brishta me moshatarët apo me bashkëpunëtorët mund të ndërpriten. Do të mundë t’jua zënin për të madhe për diçka, të jeni xhelozë dhe do të krijoni distancë në ambientin e punës. Mundeni veten ta shtyni situatën dhe deri te momenti e ndërprerjes së punës suaj aktuale, qoftë me përjashtim, mungesë, zvogëlim të numrit të punëtorëve apo me angazhim të jashtëm.

Do të jetë ky një bekim i maskuar për ju kur do ta mësoni se kush jeni në sferën e punëve me të cilat merreni dhe ndoshta do të dëshironi që ta ndryshoni në mënyrë radikale atë që bëni.

Jini të kujdesshëm kur merrni vendime, sepse ndoshta nuk do ta dëshironi më atë punë publike, por ndoshta ndonjë punë më shumë garuese dhe konkurruese. Sidoqoftë, bota juaj e punës do të jetë në tërësi e testuar në vitin 2020.

Horoskopi parashikon që edhe karriera juaj do të jetë e qëndrueshme këtë vit. Këtë vit mundeni ngadalë të ngjiteni në shkallën e suksesit tuaj, mirëpo do t’ju nevojitet punë shumë e mundimshme për ta arritur këtë.

Një herë kurdo që këtë vit të arrini deri te suksesi, do të filloni të ndiheni më produktiv në punën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë t’i bëni shumë gjëra në punë. Ajo ndjenjë do të duhej të zgjaste për një kohë, së paku deri në vjeshtë.

Mbase do të ndieni monotoni dhe mbase do të dëshironi ta ndërroni punën këtë vit. Ndërrimet do të mund të shfaqen në karrierën tuaj këtë vit, mirëpo ju duhet të merrni vendimin se cilat ndërrime do t’i bëni.

Patjetër miqësohuni me shefin tuaj, pa marrë parasysh ku punoni. Kjo do t’ju ndihmojë të avanconi. Ky mbase është momenti që më shumë kohë t’ia përkushtoni pasioneve tuaja të shumta artistike.

Desh, do të keni para të gatshme të mjaftueshme t’i lani të gjitha borxhet tuaja si dhe gjërat themelore. Do të shpenzoni edhe pak para. Nëse shpenzoni para, përpiquni që paratë t’i shpenzoni në gjërat të cilat do t’ju sjellin fitime të reja. Nëse jo, thjesht, kurseni.

Shëndeti

Kur është fjala për shëndetin, për vitin 2020 ju parashikohet që do të ndiheni edhe fizikisht edhe mendërisht më mirë nëse kaloni më shumë kohë në natyrë apo me miqtë sesa në telefon apo t’i zgurdulloni sytë në ndonjë lloj tjetër ekrani.

Nivelet e energjisë do t’i keni në ngritje dhe rënie. Sa më shumë që të punoni gjëra të mira dhe sa më pak drama t’ia shkaktoni vetes, më shumë energji do të keni. Këtë vit do të gjeni më shumë ekuilibër në jetën tuaj. Do të synoni që jetën ta bëni sa më të thjeshtë, mirëpo nuk do të thotë që viti 2020 të jetë më pak atraktiv se vitet e kaluara.

Me siguri do të jeni më real këtë vit, më i orientuar dhe më ambicioz. Ndryshimet do të ndodhin çdo ditë në mënyrë që jeta juaj të jetë më mallëngjyese dhe më dramatike, transmeton Telegrafi.

Me fillimin e vitit do të keni shumë energji personale. Mirëpo, si edhe sferat e tjera të jetës suaj, edhe ju në pjesën më të madhe të jetës suaj do të ndiheni të shqetësuar dhe të mërzitur. Më mirë do të ndiheni gjatë muajve të fundit të verës dhe muajve të parë të vjeshtës.

Shëndeti, ushqimi dhe stërvitjet këtë vit nuk do t’i keni në vend të parë. Mirëpo do të keni nivel të qëndrueshëm të shëndetit. Shëndetit i duhet kujdes, mirëpo me siguri nuk do t’i kushtoni aq sa duhet. Edhe më tutje do të lidheni me tokën dhe natyrën, mirëpo kini parasysh që atë që nuk do ta bëni do të mund që sërish t’ju pasojë në vitet e më vonshme.

Gjeni kohë që t’i përkushtoheni shëndetit tuaj. Mendoni një vit më herët, sepse energjive të lidhura në vitin 2021 do t’i nevojitet bash niveli më i lartë i shëndetit.

Respektoni këtë sferë të jetës suaj. Ta dini që po i bartni plagët e vjetra të cilat sillen përreth jush. Kjo mund të thotë që është i nevojshëm një mësim i vazhdueshëm lidhur me diçka që dëshironi ta arrini në të ardhmen. Kjo nxit përkushtim në sistemet tuaja të besimit dhe në hulumtimin e tyre.

Mendoni se nga çfarë frikësoheni, çfarë është ajo që sillet rreth asaj ku shkoni dhe përse është ajo frikë aty. Do të merrni forcë të nevojshme për përpjekjet të cilat do t’i investoni.

Prisni që të merreni me mësimin, shpirtualitetin, religjionin dhe ndjenjën e shpirtit dhe mos hezitoni që në to të investoni angazhim të madh, madje edhe nëse kjo pak ju dhemb.

Dashuria

Jeta juaj dashurore edhe këtë vit do të stabilizohet. Viteve të kaluara romancat tuaja ndoshta kanë qenë paksa të çuditshme apo traumatizuese, mirëpo këtë vit gjërat do të jenë më mirë për ju dhe partnerin tuaj.

Mundeni t’ia bëni gjërat më të lehta lidhjeve tuaja, qoftë atyre romantike ose jo, nëse mendoni para se çfarëdo qoftë të nxirrni ndonjë fjalë nga goja.

Sjellja juaj impulsive do t’ju krijojë vetëm telashe këtë vit. Prandaj sigurohuni që i keni menduar për të gjitha ato që i bëni, posaçërisht në kohën e Merkurit retrograd të 2020-s, e ajo kohë do të jetë 18 shkurti 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020 (Akrepi); 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor mars 2020 (Peshorja).

Nëse jeni vetëm dhe nuk jenë në lidhje, mbase do të dëshironi të mendoni për të dalë me ndonjë nga miqtë. Kjo mund të ndodhë.

Romantika mund të gjendet në vende të çuditshme. Do të jeni më të lumturit nëse dilni me dikë me të cilin keni shumëçka të përbashkët.

Kur jeni me familjen, është mirë të përpiqeni të përmbaheni nga ajo që të mos bëheni tepër impulsiv në vitin 2020. Patjetër duhet të dëgjoni çfarë kërkon nga ju familja. Dhe, si këmbim, ata do t’ju dëgjojnë se çfarë kërkoni nga ata.

Ky është vit shumë i rëndësishëm për të gjitha llojet e lidhjeve, do ta merrni atë që u jepni atyre. Ashtu siç thotë edhe populli, çfarë do të mbjellësh edhe do të korrësh.

Në këtë vit kërkesat të cilat do t’ia vëni vetes, por edhe të tjerëve, do të jenë më të lehta. Marrëdhëniet kanë qenë të vështira gjatë disa viteve të kaluara, ndërkaq 2020-a ju sjell energji të reja të cilat i përshtaten krijimit të partneriteteve dhe marrëdhënieve të reja, të cilat janë shumë më të plotësueshme dhe më të kënaqshme për ju.

Marrëdhëniet në familje si edhe ato dashurore do të jenë leksion të cilin duhet ta mësoni këtë vit, posaçërisht deri në fillim të verës. Pastaj gjërat do të jenë më të lehta. Madje mundeni edhe të dashuroheni dhe të keni lidhje të qëndrueshme, bile edhe me të njohurit, deri në fund të verës apo deri në vjeshtë.

Viti i kaluar ka qenë fillim i zhvillimit të sensualiteteve dhe intimiteteve te ju, ndërkaq në vitin 2020 do t’i shihni disa nivele të reja dhe nivele të thella intimiteti dhe kuptueshmërie të lidhjes suaj. /Telegrafi/