LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi për muajin tetor 2020

Horoskopi për muajin tetor 2020

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar tetori.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Këtë muaj fusha e punës mund t’ju shkaktojë probleme. Obligimet po ju grumbullohen, presioni po rritet, andaj nuk do të mund të përballeni me sfidat, por do të keni nevojë për mjaft durim. Këto ndikime lehtë mund t’ju çojnë në konflikte me bashkëpunëtorët, por edhe me eprorët. Për ata të cilët kanë biznes privat, gjithashtu kjo periudhë është më e ndjeshme.

Shëndeti: I shkëlqyeshëm.

Dashuria: Deshtë të cilët janë në lidhje do të kenë një periudhë të volitshme me personin e dashur. Do të kenë momente të bukura dhe surpriza nga partneri, ndërsa ata të cilët janë në lidhje të gjatë kanë mundësi të bëjnë plane për jetë të përbashkët. Në këtë periudhë lidhja juaj do të jetë më e fortë dhe më e rëndësishme. Deshtë e lirë do të jenë të dashuruar me një person më të ri, i cili është tip sportiv dhe shumë energjik. Do të jetë kjo dashuri në shikim të parë, do të shpërthejnë shkëndija dhe nuk do të prisni gjatë për të filluar lidhjen. Paçi fat!

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Fusha e punës është nën ndikimet të cilat sjellin ndryshime në punë ku tashmë jeni duke punuar, mirëpo është shumë e mundshme që të krijohet edhe ndonjë rast i ri afarist. Merrni iniciativën gjatë kësaj periudhe. Fusha e financave ende është nën ndikimin e fuqishëm të Saturnit, i cili çdo gjë ngadalëson dhe vonon arritjen e parave.

Shëndeti: Kushtoni kujdes ushqimit, ka mundësi të shtoni peshë.

Dashuria: Puna dhe dashuria janë të lidhura me njëra-tjetrën. Është e mundshme një lidhje dashurie me një person me të cilin bashkëpunoni në afarizëm, por i cili është shumë i suksesshëm dhe i mençur. Ka gjasa që ai person të jetë i zënë, prandaj nëse kjo gjë nuk ju pengon, shpejt do të filloni lidhjen sekrete. Demat e zënë kanë para vetes një periudhë të qëndrueshme me personin e dashur. Këto ditë do të jeni në njëfarë tollovie, andaj janë të mundshme takimet me miqtë apo me familjarët. Mbase çdo gjë do t’ju jetë e mundimshme, mirëpo do të jeni të kënaqur dhe të plotësuar.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Ky muaj sjell një energji të veçantë, por edhe dëshirën për sukses. Sikur jeni zgjuar dhe tani po filloni me gjithë forcën. Do të keni mjaft takt dhe durim, gjë që ju sjell bashkëpunim të mirë me partnerët afaristë, posaçërisht me eprorët. Idetë e reja do të radhiten njëra pas tjetrës, por gjithashtu, ekziston edhe mundësia për realizimin e tyre, madje në mënyrë të lehtë dhe befasuese.

Shëndeti: Tensioni mendor, si edhe brengat, po ndikojnë negativisht tek ju. Ka mundësi të përballeni me pagjumësinë.

Dashuria: Është kjo periudhë e shkëlqyeshme për dashuri. Personi i cili po ju pëlqen, këto ditë do t’ju befasojë. Është bërë disi më i afërt dhe së shpejti do të shihni që edhe atij i pëlqeni. Binjakët e zënë do të kenë një mosmarrëveshje të vogël me personin e dashur. Partneri tashmë një kohë të caktuar po pret që përfundimisht t’i përkushtoni. Jeni mjaft të shpërqendruar dhe të angazhuar në shumë anë, andaj po kaloni pak kohë me personin e dashur. Atij tashmë ka filluar t’i pengojë kjo gjë dhe do të kërkojë nga ju të ndryshoni. Ndaluni pak dhe ngadalësoni, nuk jeni të vetëdijshëm çfarë po humbni.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Mund të ndiheni të dekurajuar dhe sikur asgjë nuk po ju shkon për dore, mirëpo duhet të keni durim, sepse po ju vjen një periudhë më e volitshme. Ata të cilët kanë biznes privat do të kenë do farë pengesash. Tani më e rëndësishme është të keni durim, sepse këto ndikime nuk do të zgjasin shumë.

Shëndeti: I shkëlqyeshëm.

Dashuria: Këto ditë personi i dashur është jashtëzakonisht i kujdesshëm, sepse marrëdhënia juaj është përmirësuar. Do të kënaqeni me momente të bukura me partnerin, por janë të mundshme edhe plane për të shkuar në një udhëtim të shkurtër. Ky ndikim ka të bëjë me ata të cilët janë të martuar. Gaforret e lira para vetes kanë një periudhë interesante. Do të kenë mjaft takime dhe njohje të reja, por do t’u pëlqejë një Dem, i cili me siguri është i zënë. Gjithashtu do t’ju vardiset një person me të cilin punoni bashkë, ndoshta pak në mënyrë të shkujdesur, por megjithatë ju duket simpatik. Nëse asgjë tjetër, do të mund të jetë një miqësi interesante.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Në këtë periudhë do të keni ndryshime të këndshme, të cilat duhet t’i shfrytëzoni, sepse mund t’ju sjellin përmirësim, por edhe një lloj avancimi. Për ata të cilët kanë biznes privat ky ndikim sjell raste të reja, klientë të rinj, por edhe fillim të një pjese të punës, e cila ka ngecur muaj me radhë. Luanët të cilët kërkojnë punë kanë shanse të mëdha që të punësohen këtë muaj.

Shëndeti: Pikë e dobët ju janë eshtrat dhe nyjat.

Dashuria: Tashmë një kohë të konsiderueshme po ju pëlqen një person dhe tani e keni humbur durimin. Së shpejti mund të prisni takim dhe bisedë, andaj duhet të jini të drejtpërdrejtë dhe të ndërmerrni iniciativën. Me siguri së shpejti do të filloni një lidhje dashurie. Luanët e zënë para vetes kanë ditë fantastike me personin e dashur, shumë aksione, takime dhe shoqërime me miqtë. Personi i dashur do t’ju befasojë me vëmendje, por edhe mbase me ndonjë dhuratë. Ata të cilët janë të martuar këto ditë do të jenë mjaft të zënë dhe do të kalojnë pak kohë me partnerin.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Jeni mësuar që çdo gjë ta mbani nën kontroll, mirëpo ky muaj ju sjell mjaft kthesa dhe situata të paparashikuara. Është me rëndësi t’i vendosni prioritetet, në vend të parë ato që jenë më të rëndësishme, ndërsa më vonë ato që mund të presin. Për çdo rast, do t’ju mungojë koha që t’i përfundoni të gjitha në afat, mirëpo kjo situatë nuk do të ndikojë edhe aq negativisht në cilësi dhe avancim të punës suaj.

Shëndeti: Pikë e dobët ju është lukthi. Kujdes çfarë po hani.

Dashuria: Jeni në formë të shkëlqyeshme, plot energji dhe këtë partneri juaj me siguri po e vëren. Jeni mjaft të preokupuar me punën, gjë që megjithatë po i pengon pak partnerit tuaj. Bindeni që kjo nuk është e vërtetë. Kjo periudhë është e shkëlqyeshme për dashuri, qëndroni sa më shumë bashkë me personin e dashur ose megjithatë në shoqëri të miqve të përbashkët. Virgjëreshat e lira kanë gjasa të gjejnë partnerë të rinj. Është e mundshme të njihni ndonjë person nëpërmjet punës.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Ndikimi i Venerës në fushën tuaj të punës ju sjell gjasa të mira, marrëveshje, sukses dhe lehtësi në kryerjen e detyrave të përditshme. Për Peshoret e papunësuara, është ndikim shumë i volitshëm që lehtë të gjejnë punë. Merrni iniciativën. Ky ndikim ju sjell që mu ju të pëlqeheni dhe ta tërhiqni vëmendjen ndër kandidatët e tjerë në bisedën për punë.

Shëndeti: Nervozizëm dhe ndjeshmëri ndaj ndikimeve të jashtme.

Dashuria: Këto ditë po shkëlqeni dhe po tërhiqni vëmendje kudo që gjendeni. Jeni bërë e bukur dhe natyra juaj rafinuar dhe elegante po del në pah. Po i pëlqeni një Luani tashmë një kohë të konsiderueshme, andaj prisni takim dhe ftesë për t’u shoqëruar. Është i mundshëm fillim i një lidhjeje më serioze, e cila premton edhe diç më shumë. Peshoret e zëna do të kenë gjithë vëmendjen e partnerëve të tyre. Kjo është periudhë e shkëlqyeshme për dashuri dhe për t’u shoqëruar me personin e dashur.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Ndikimet mbartin pengesa, jo gjithçka do të shkojë normalisht ose sipas planit, por ju keni shumë energji, si dhe aftësi për t’i përballuar të gjitha pengesat. Pas kësaj pason periudha e cila është më pozitive, ndërsa ky ndikim mund t’ju vërë në plan të parë dhe t’ju sjellë ose avancime ose rritje të të ardhurave, por të mundshme janë edhe njëra edhe tjetra.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim.

Dashuria: Periudhë e mirë për dashuri. Një personi të cilin po e shihni shpesh, ka mundësi që të bashkëpunoni në afarizëm, kaherë është dashuruar me ju dhe këtë me siguri po e vëreni. Nuk jeni shumë të ngazëllyer, por ju pëlqen vëmendja e tij. Gjithashtu keni vlerësuar që ai person është shumë i përshtatshëm dhe që me të do të krijoni një lidhje të qëndrueshme në të cilën me siguri do të kënaqeni dhe do të keni gjithë kujdesin dhe përkrahjen. Ata të cilët janë të martuar kanë një periudhë të qëndrueshme me personin e dashur. Po planifikoni një udhëtim të përbashkët.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Kjo periudhë është e tillë saqë duhet të keni më shumë përqendrim dhe vëmendje për të vendosur atë që po bëni, sepse gabimet janë të mundshme. Këshilloheni që të kënaqeni me rutinën dhe të fokusoheni në atë që kërkohet nga ju, ndërsa planet për të ardhmen t’i lini për kohë më të mira. Ky ndikim është kalimtar dhe që në muajin e ardhshëm mund të prisni ndryshime pozitive.

Shëndeti: Pikë e dobët ju janë organet e frymëmarrjes.

Dashuria: Me partnerin keni marrëdhënie të mira. Nuk keni më mospajtime të cilat kanë qenë të pranishme në periudhën e kaluar. Ka mundësi që planet për punë të përbashkëta të jenë të nxitura nga këshillat e miqve. Po hyni në një periudhë në të cilën do të jeni të preokupuar me projekte afariste dhe me investime të përbashkëta. Shigjetarët e lirë janë vazhdimisht në një lloj kontakti, ju keni takuar shumë njerëz, por askush prej tyre nuk ju ka bërë përshtypje të veçantë. Më shumë ju pëlqen të jeni të lirë dhe të shoqëroheni pa obligime.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Fusha e punës ju sjell disa gjasa të reja dhe mundësi për ndryshim. Nëse ndërmerrni iniciativë ka mundësi t’i ndryshoni gjërat në favorin tuaj, mirëpo edhe të gjeni punë tjetër, nëse në punën aktuale nuk mund të ndryshoni asgjë. Ata të cilët janë të papunësuar tani kanë gjasa të shkëlqyeshme të gjejnë punë. Gjithashtu, ndihma e miqve, si edhe e të njohurve do të jetë e dobishme, vetëm është me rëndësi që të fokusoheni maksimalisht në atë që dëshironi.

Shëndeti: I shkëlqyeshëm.

Dashuria: Po hyni në një periudhë më të volitshme kur është fjala për emocionet. Presionet të cilat kanë qenë të pranishme tani kanë kaluar dhe sërish do të mund të relaksoheni dhe të kënaqeni me personin e dashur. Ata të cilët janë të martuar, gjithashtu para vetes do të kenë një periudhë stabilizimi dhe tani do të mund të përmirësojnë shumë mospajtime të cilat në periudhën e kaluar i kanë krijuar. Bricjapëve të lirë do t’u buzëqeshë fati në dashuri. Bëhuni të gatshëm për dashuri të re, sepse është periudhë e shkëlqyeshme për t’u dashuruar.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Tensioni dhe nervozizmi në punë mund të arrijnë kulmin këto ditë, andaj lehtë mund ta gjeni veten në ndonjë konflikt me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Mungesa e përqendrimit lehtë mund të çojë në gabime, andaj kini kujdes. Për Ujorët e papunësuar nuk është koha edhe aq e volitshme për gjetje të punës së re e cila do të jetë e përshtatshme dhe e cila do të jetë afatgjatë.

Shëndeti: Tensioni dhe nervozizmi ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.

Dashuria: Jeni shumë joshës dhe tërheqës, andaj nëse jeni të vetëm, është goxha e pakuptueshme përse po qëndroni i vetmuar. Një romancë dashurie është në horizont. Ujorët e zënë do të kenë nevojë që të rrinë vetëm, më shumë do të dëshirojnë ta kalojnë kohë me miqtë se sa me personin e dashur. Ka ndodhur një ngopje e lehtë, asgjë serioze, kështu ndodh shpesh edhe në lidhjet e tjera, posaçërisht nëse jeni të martuar. Shkuarja në një udhëtim do të mund sërish t’ju ofrojë me njëri-tjetrin. Mund të jetë udhëtim me miq të përbashkët.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Fusha e punës është nën ndikimin e planetëve retrogradë, gjë që mund të jetë interesante nëse prisni që të ktheheni në punën e vjetër. Përgjithësisht, kjo pikëpamje sjell një ngadalësim, andaj për disa veprime dhe ndërmarrje të reja do të detyroheni të prisni. Tani është periudhë ideale që të përfundoni atë që më herët e keni filluar, por nuk keni mundur ta përfundoni për shkak të mungesës së kohës për shkaqe të tjera.

Shëndeti: Bëni më shumë shëtitje dhe kaloni kohën e lirë në ajër të pastër.

Dashuria: Para jush është një periudhë interesante, posaçërisht nëse nuk jeni në lidhje. Njohja me një person të cilin e njihni nëpërmjet punës lehtë mund të shndërrohet në dashuri. Kjo periudhë është e shkëlqyeshme për romancë, gjithsesi njëra ndër ato njohje do të shndërrohet në lidhje serioze. Kënaquni. Ata të cilët janë të martuar kanë para vetes një periudhë të këndshme me personin e dashur. Janë të mundshme punë të përbashkëta, sepse partneri është shumë praktik dhe ka shumë ide. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori