LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi për muajin qershor 2020

Horoskopi për muajin qershor 2020

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar qershori.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Gjatë gjithë muajit do të përqendroheni në komunikime, marrëveshje, kontakte afariste dhe lidhje, si edhe në legalizim të mundshëm të dokumenteve të rëndësishme për profesionin tuaj. Ju do të jeni në lartësi të detyrave, të cilat do t’ju besohen dhe do ta përpunoni pa problem atë që duhet.

Vetëm java e fundit e muajit sjell qetësi dhe rënie të vogël të aktiviteteve, gjë që do të mund të përputhet edhe me pushimin tuaj të planifikuar.

Shëndeti: Sasi e konsiderueshme e energjisë konstruktive do ta mbajë trupin tuaj në gjendje të lakmueshme.

Dashuria: Deri nga data 15 e muajit shumë lehtë do të komunikoni me personin e dashur, andaj shfaqni çdo gjë që dëshironi, ndërsa ai njëherësh do t’ju kuptojë. Pas asaj date ju ende do të keni dëshirë për dashuri dhe joshje, mirëpo harmonia në lidhje do të jetë pak më e vogël. Megjithatë nuk do të ketë probleme të mëdha.

Ata të cilët janë ende të vetmuar, le të aktivizohen në pjesën e parë të muajit, sepse atëherë Venera është në anën e tyre, mirëpo le të mos heqin dorë as më vonë. Atëherë do të nevojitet vetëm pak më shumë vetëkontroll dhe përpjekje.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Do të ekzistojnë dy ndikime kontradiktore dominuese, të cilat me veprime të tilla këtë muaj do t’ju bëjë person kontradiktor.

Nga njëra anë, do të ndiheni të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe gjatë gjithë kohës do të përpiqeni që me konsekuencë të vëni në veprim atë që mendoni, madje ngadalë dhe sigurt, ndërsa, nga ana tjetër, vazhdimisht do të bini në fazën e veprimeve të panevojshme dhe të vrullshme me të cilat do të mund të avanconi punën tuaj. Me financat do të gjendeni mirë.

Shëndeti: Për shkak të gjithë kësaj do t’i ndieni të gjitha efektet e stresit për të cilat fajin do ta keni ju vetë. Ushtroni vetëkontrollin.

Dashuria: Për ata të cilët janë në lidhje, ky muaj kryesisht do t’u kalojë qetë me ndonjë gabim të vogël dhe ndërhyrje të pakëndshme nga ana e tyre.

Nuk bën përjashtim as ndonjë grindje me familjarët, mirëpo megjithatë ajo është familjare. Megjithatë, ajo nuk do t’i rrezikojë lidhjet ekzistuese, por vetëm do të sjellë shqetësim kalimtar.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Për ju nuk do të ketë probleme as në sferën afariste gjatë gjithë këtij muaji. Do të punoni vërtet me lehtësi, ndërkaq punët më të preferuarado të jenë ato që kanë të bëjnë me kontaktet, njerëzit, shprehjet dhe udhëtimet.

Në profesionet e tilla do të jeni shembull për të tjerët se si duhet të punohet. Financat tuaja po përmirësohen dukshëm.

Shëndeti: Shëtitja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e drejtë për ju gjithmonë janë të mirëseardhura.

Dashuria: Mos kaloni shumë kohë para pasqyrës, sepse ka aq shumë gjëra të tjera të cilat bashkë me personin e dashur do të dëshironit t’i arrinit.

Pjesa e dytë e muajit sjell pasqyrë diç më të qetë, mirëpo jo më pak se marrëdhëniet e harmonishme. Ata të cilët janë ende të vetëm, le të dalin sa më shumë, sepse kanë shanse të mëdha të joshin personin e gjinisë së kundërt.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Muaji i cili është para jush do të jetë i shkëlqyeshëm për të gjitha ato Gaforre dhe Akrepa që merren me artin apo me diçka kreative, por të cilët me siguri nuk janë të paktë.

Imagjinata dhe inspirimi do t’ju jetë në nivel lakmues, andaj kujdesuni që të gjitha idetë tuaja t’i mbani në mend, nëse tashmë nuk mund t’i realizoni menjëherë. Lejoni vetes të jeni ai që vërtet jeni. Njëherësh po rrisni përpjekjet në mënyrë që të fitoni më shumë.

Shëndeti: Nga fundi i muajit do t’i arrini synimet tuaja, do të mbusheni me energji dhe do t’i përmirësoni edhe dukjen tuaj, edhe gjendjen fizike.

Dashuria: Ata të cilët janë në lidhje do ta kalojnë muajin shumë mirë, në të cilin do të kënaqen me çdo gjë – nga momentet emocionale deri te ato ngjarjet bombastike në ndonjë prej argëtimeve të para verore.

Deri më datën 15 do të ëndërroni dhe imagjinoni, ndërkaq pas kësaj date ju nga fjalët do të kaloni në vepra, së paku kur është fjala për jetën dashurore. Dorën në zemër, disave vetë do t’i afrohen personat e gjinisë së kundërt dhe do të provojnë t’i bëjnë për vete.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Të shumtën e kohës këtë muaj do të jeni dukshëm në humor të mirë dhe do të silleni si ngacmues i vërtetë, i cili argëton kolegët e vet apo, megjithatë, i kalon punët tek ata.

Si figurë qendrore e cila i josh të gjithë ata që i ka rreth vetes, juve ju adhurojnë, derisa argëtoheni si i çmendur gjatë kohës së punës.

Shëndeti: Do të jeni aktiv, por mos e teproni.

Dashuria: Ata të cilët janë ende të vetëm, do të jenë të gatshëm të nxjerrin në pah personalitetin e tyre, madje ndonjëherë edhe në mënyrë agresive, varësisht nga personi të cilin e joshin, atij mund t’i pëlqejë por edhe mund të mos i pëlqejë.

Në marrëdhëniet tashmë të rregulluara nuk do të ketë lëvizje të mëdha, pos që ju, si edhe gjithherë, do t’i kontribuoni gjithë kësaj me ndonjë paraqitje me qëllim që të mrekulloni personin e dashur.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Në pjesën e parë e muajit do të punoni shumë madje me kërkesën e eprorëve tuaj, por kundër dëshirës suaj, ose së paku më pak se zakonisht. Për këto angazhime të mëdha do të ankoheni për çdo gjë dhe për gjithçka, prandaj vendi juaj i punës do të jetë edhe më i vështirë seç është në të vërtetë.

Në javën e fundit të muajit do të mund të fitoni shpërblimin e merituar apo do të ndieni kënaqësi si rezultat i punës së bërë mirë.

Shëndeti: Pjesa e dytë e muajit sjell situatë diç më të volitshme, ju pak do të qetësoheni dhe do të ndiheni gjithnjë e më mirë.

Dashuria: Bëhuni të durueshëm dhe mos kërkoni tepër. Nëse për asgjë tjetër, së paku nuk do të ketë grindje të hapura.

Pas 20 qershorit gjërat do të përmirësohen, ju do bë bëheni më i kujdesshëm, ndërkaq personi i dashur sërish do t’ju shikojë me dashuri. Edhe personat e vetëm do të binden që durimi shpaguhet.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Shumica do të fillojnë afarizëm në shtete të jashtme apo së paku do të vendosin ndonjë relacion të ri dhe mundësi në atë plan.

Pjesa e tretë e muajit ju sjell stabilizim dhe relaksim të pjesshëm për shkak të fazës së suksesshme të përfunduar në punë, por edhe komunikimi do të vazhdojë edhe tutje, madje me të njëjtin intensitet.

Shëndeti: Muaji i cili është para jush do t’ju sjellë rastin që edhe më shumë të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore, madje nëpërmjet rekreacionit dhe sportit, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Do të keni marrëdhënie të mira me personin e dashur në pjesën më të madhe të muajit. Do t’ju mungojë vetëm trëndafili në dorë.

Nuk do të ndodhë asgjë spektakolare, mirëpo qetësia dhe harmonia, të cilat do ta ndieni, do t’ju jenë kënaqësi e papërshkrueshme për të vazhduar përpara.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: E gjithë situata do të jetë paksa e tendosur, andaj ju do të ndieni më shumë stres. Mos merrni vendime në shpejtësi, sepse ekziston rreziku që me veprim të ngutshëm t’i bëni dëm vetes.

Prandaj mendoni dy herë para se të shfaqni mendimin dhe qëndrimin tuaj, por aq më tepër nëse duhet të vendosni për ndryshim. Financat ngadalë po i rregulloni.

Shëndeti: E vetmja pengesë do të jetë prirja për hidhërim dhe nervozizëm, madje atje ku vërtet nuk duhet.

Dashuria: Vazhdimisht do të kërkoni ndryshim, mirëpo nuk do të dini si. Lëreni koha të punojë për ju dhe përmbahuni nga aksionet e panevojshme. Personat e vetëm kanë gjasa më të mëdha për dashuri në pjesën e tretë të fundit të muajit, edhe pse as koha e mëparshme nuk ishte e keqe.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: I gjithë muaji do të jetë i shënuar me analiza të mëdha, vlerësime dhe kalkulime rreth partnerëve të rinj dhe të vjetër në punë. Dhe vetëm kur mendoni që çdo gjë do të jetë mirë, sërish çdo gjë do t’ju kthehet mbrapsht dhe do të filloni me analiza nga fillimi.

Kjo pjesërisht do të mund të vazhdojë edhe në muajin e ardhshëm, por që edhe atëherë nuk do të jeni të sigurt se me kë vërtet do të bashkëpunoni.

Shëndeti: Pos nervozizmit jo edhe aq të madh, i cili do të zgjasë në shumicën e muajit, pjesa e dytë e muajit megjithatë sjell pak gjendje më të mirë.

Dashuria: Nëse e përballoni situatën në të cilën ndodheni, madje me tolerancë, dashuri dhe durim, pas datës 19 gjërat do të fillojnë të përmirësohen gradualisht. Megjithatë, as atëherë mos përdorni fjalë të tepërta.

Më mirë heshtni se sa të flisni fjalë të pakuptimta. Po kështu vlen edhe për personat e vetëm.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do të punoni më shumë se zakonisht dhe me vullnet të madh do ta plotësoni dhe tejkaloni normën, ndërkaq cilësia e punës së kryer nuk do të vihet në dyshim.

Asgjë nuk do të jetë e vështirë, prandaj të tjerët do të mbeten të mahnitur me aftësinë tuaj organizative, shprehitë e punës, profesionalizmin dhe me çdo gjë tjetër. Kujdes të mos u krijoni komplekse sepse t’juaxhelozojnë.

Shëndeti: Lidhjet do të mbahen të qeta dhe të vendosura mirë, ndërkaq ju në qetësi do të kënaqeni bashkë me personin e dashur.

Do të merreni me pasionet dhe imtësitë, të cilat kanë rëndësi për jetë dhe në mënyrën më të thjeshtë njëri-tjetrit do t’i shfaqni dashuri.

Dashuria: Do të jeni në formë në pjesën më të madhe të muajit dhe vetë do të kujdeseni për ushqimin më shumë se zakonisht.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Ky nuk është muaji në të cilin do të tregoheni si punëtor i madh, mirëpo është muaji në të cilin do të mund të tregoheni si person shumë argëtues, i gatshëm për t’u shoqëruar me të tjerët, por edhe i ndjeshëm kur është fjala për ngacmimet nga të tjerët.

Shumë Ujorë do të arrijnë në atë situatë që t’u tregojnë atyre kokëfortësinë e natyrshme, prandaj ky është shkaku që do të mund tëkenë kundërshtime në punë.

Shëndeti: Pushoni nervat tuaja kurdo që mundeni.

Dashuria: Edhe pse ju angazhoheni që të argëtoheni me çdo çmim, në të gjitha ato argëtime do të ketë edhe një dozë provokimesh, të cilat do t’ju çojnë deri në gjendje hidhërimi.

Prandaj ju është e rëndësishme të vendosni vetëkontrollin mbi veten dhe të jeni maksimalisht tolerant ndaj personit të dashur, thjesht për shkak që të mos ju prishë humorin e mirë.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Nervozizmi dhe grindjet do t’ju bëjnë bashkëpunëtor të pafalënderueshëm, andaj janë të mundshme edhe gabimet në punë. Prandaj çdo gjë verifikojeni dy herë, në mënyrë që të mos pendoheni.

Megjithatë, pjesa e tretë e fundit e majit sjell kthim force dhe vullnet për punë, mirëpo ajo që do të mbeten do të jenë ende pasaktësia dhe prirjet për nervozizëm. Me vetëkontroll të mirë dhe vetëverifikim, do t’ia dilni.

Shëndeti: Këtë muaj është koha që të shkoni te mjeku për shkak të problemeve me reumatizmin.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje, përpiquni të mbani gjendjen aktuale pa pritje tepër të mëdha, ndërkaq sipas nevojës të tërhiqeni dhe të qëndroni vetëm.

Komunikimet dhe debatet të tepërta me personin e dashur do të mund të çojnë në përkeqësim të marrëdhënieve. Personat e vetëm ende do të kërkojnë shpirtin e tyre binjak. /Telegrafi/