LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi për muajin mars 2020

Horoskopi për muajin mars 2020

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje

Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar marsi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Jeni nën presion dhe në punë tensioni do të jetë i pranishëm gjithnjë deri në fund të muajit. Duhet patjetër diç të ndryshoni, posaçërisht nëse shihni që nuk mund të arrini t’i përfundoni punët me atë vëllim. Nga ndonjë projekt do të detyroheni të hiqni dorë, ndërsa gjithsesi projektet e reja duhet t’i pranoni derisa të rregullohet situata. Nëse keni vendosur të ndërroni punën, marsi do të do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejme të karrierës suaj. Përkrahje merrni nga shumë anë dhe duhet të pranoni ndihmën e cila ju ofrohet. Kini parasysh që është me rëndësi të qëndroni në idetë tuaja dhe të mendoni në afat të gjatë. Mos hiqni dorë sapo të paraqiten pengesat, sepse suksesi i madh do të pasojë pas disa muaj.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet me organet respiratore.

Dashuria: Deshtë e zënë tani kanë kohë të mjaftueshme që t’i përkushtohen partnerit të tyre dhe të kënaqen në momentet e harmonishme. Do t’ia falni partnerit shumë gabime nga e kaluara dhe do të arrini të vazhdoni tutje. Shfrytëzoni marsin që të kënaqeni në ditët e lira dhe përkushtojuni jetës dashurore, por edhe miqve dhe familjes. Nga fundi i muajit, janë të mundshme grindjet në familje, ndërkaq ato mund të kenë lidhje me financat. Deshtë e lirë do të jenë të zhgënjyer nëse vendosin për aventurë të shkurtër. Do të hasni në partnerë të cilët nuk mund t’i plotësojnë dëshirat dhe pritjet tuaja. Shmangni partnerët të cilët refuzojnë t’i tregojnë emocionet, në mënyrë që të mos lëndoheni.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Demat në planin afarist do të përballen me ndryshime të cilat nuk i kanë pritur. Do të mendoni ta ndërroni punën, mirëpo marsi për ju nuk është koha e duhur për ndryshime të mëdha. Bëni një plan të mirë dhe mendoni çfarë është më e mira për ju. Ju presin detyra pune të cilat do të jenë verifikim i afarizmit tuaj cilësor. Do të mendoni edhe për inicimin e punës vetjake, andaj do të jetë mirë që të këshilloheni me ndonjë person profesionist i cili do t’jua sqarojë hollësisht si ta bëni planin e biznesit, i cili nuk do t’i tradhtojë pritjet tuaja. Mos ngutni shumë me marrjen e vendimeve, deri nga fundi i muajit saktësisht do të përcaktoni në cilin drejtim do të zhvillohet karriera juaj.

Shëndeti: Gjatë marsit, shumica e Demave do të kenë probleme me viruse dhe ftohje.

Dashuria: Demat e zënë janë të ballafaquar me frikën e tyre dhe do ta kenë të vështirë t’ia sqarojnë partnerit se si ndihen dhe përse është ashtu. Diçka keni fshehur, diçka nuk keni pranuar dhe do të detyroheni të shihni ku qëndron problemi kryesor. Bisedoni me partnerin tuaj dhe zgjidhni problemet para se ato të thellohen. Marsi do të sjell distancë midis jush dhe partnerit, vetëm nëse nuk zgjidhni problemet sapo ato të shfaqen. Nga fundi i muajit situata do të jetë më e qëndrueshme dhe më relaksuese. Ndonjëherë është e nevojshme vetëm kohë dhe durim, që gjërat të kthehen në normale. Demat të cilët janë në lidhje do të keni takime inspirative me personin i cili u është bashkëbisedues interesant, gjë që mund të transformohet në diç më shumë.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Në planin afarist, Binjakët i pret një muaj aktiv në të cilin do të arrihet edhe deri te shpërblimet dhe përmirësimi i statusit. Do të keni problem me gjetjen e fokusit, sepse keni marrë shumë detyra dhe obligime. Është me rëndësi që të fokusoheni në atë që është më e mira ta bëni dhe të jepni çdo gjë nga vetja. Disa punë do të jeni të detyruar t’i lini anash, mirëpo nuk duhet t’ju brejë ndërgjegjja për këtë shkak. Raportet me kolegët janë të shkëlqyeshme këtë muaj dhe do ta kuptoni përse janë e rëndësishme puna ekipore dhe shpirti ekipor. Është në rregull të kërkoni ndihmë kur nuk arrini t’i kryeni të gjitha obligimet në kohë, nuk mundeni të gjitha t’i kryeni vetë.

Shëndeti: Kontrolloni edhe një herë pasqyrën tuaj të gjakut dhe filloni të merrni më shumë vitamina.

Dashuria: Binjakët në muajin mars i presin emocione të theksuara. Madje edhe kur të provoni që t’i kontrolloni, vështirë do të keni sukses. Do të ketë ditë kur do të jeni të zemëruar apo të pikëlluar pa ndonjë arsye të veçantë. Partneri do të jetë i hutuar, andaj do të bëni mirë që seriozisht të bisedoni me të kur diç ju mundon. Ndoshta do të grindeni më shumë se zakonisht, mirëpo në këtë muaj do të ketë edhe momente më të bukura, më të qeta. Është kohë ideale që diku të udhëtoni me partnerin ose të shkoni në darkë apo në takim të përbashkët. Binjakët e lirë kanë vendosur të gjejnë partnerin i cili do të jetë aty për ta dhe t’u ofrojë përkrahje. Jeni të gatshëm për romancë të re dhe kënaquni në joshje dhe kujdes të cilin po jua ofron gjinia e kundërt.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Gaforreve marsi u sjell shumë mundësi që të shkëlqejnë në planin afarist. Prisni oferta të reja për punë dhe, nëse planifikoni të ndërroni punën, kjo është periudhë e shkëlqyeshme, nuk do të gaboni. Gjithashtu, nëse planifikoni të punoni me klientë dhe me punëdhënës të rinj, yjet do të jenë në anën tuaj. Financa vazhdimisht lëvizin, mirëpo deri në fund të muajit çdo gjë do të jetë në rregull dhe do të mund të kurseni para. Ardhja e parave do t’ju befasojë, sepse ju vijnë nga burime të papritura. Jini të sigurt që tani është periudhë e mirë edhe për fillimin e punës së pavarur, mirëpo vetëm nëse keni plan biznesi të siguruar.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet me kurrizin dhe dhembjet e qafës.

Dashuria: Gaforret në mars do të shkëlqejnë në të gjitha fushat! Gaforret e zëna kanë vendosur fuqimisht që të luftojnë për partnerin e tyre dhe të bëjnë çfarëdo që nevojitet në mënyrë që ajo marrëdhënie të përmirësohet dhe në mënyrë që të pasojnë ditët e qeta plot dashuri, mirëkuptim dhe respektim. Është më e rëndësishme që të kuptoheni ndërmjet vete, por është njësoj e rëndësishme që ndonjëherë ta falni partnerin për gabimet e vogla të cilat u ndodhin të gjithëve. Para jush janë momente romantike të cilat do t’ju kujtojnë për çfarë jeni dashuruar në partnerin. Gaforret e lira kanë mundësi që të takojnë personin i cili do t’u pëlqejë, andaj është e mundshme që shumë shpejt të filloni lidhje dashurore.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Luanët në këtë muaj do të keni sfida afariste, të cilat do t’i motivojnë që të japin çdo gjë nga vetja dhe që edhe më shumë të angazhohen se sa muajin e kaluar. Madje edhe kur përjetoni disfatë, ajo nuk do t’ju dekurajojë, por do t’ju japë forcë që edhe më shumë të angazhoheni dhe që të gjithëve t’u tregoni sa vlen puna juaj. Tani është periudha ideale që të mendoni në cilin drejtim do të zhvillohet karriera juaj. Bëhuni të qëndrueshëm dhe këmbëngulës kur është fjala për qëllimet afariste, sepse angazhimi juaj në fund do të shpaguhet. Madje, bëhuni të kujdesshëm kur me kolegët tuaj diskutoni për planet afarist, sepse lehtë mund t’i vjedhin idetë tuaja të mira.

Shëndeti: Ndiheni mirë, shëndeti është i qëndrueshëm.

Dashuria: Për Luanët marsi është muaj i vrullshëm në fushën e dashurisë. Do të keni rastin edhe të udhëtoni edhe të argëtoheni mirë, mirëpo edhe të kaloni më shumë kohë me familjen dhe me miqtë. Në fillim të muajit do të jeni paksa nën stres, por është me rëndësi që stresi të mos ndikojnë në marrëdhënien tuaj me partnerin. Do të keni rastin të kënaqeni në momente romantike, sepse momente të tilla do të ketë shumë në këtë muaj. Do të ndiheni të dashuruar dhe të lumtur, ashtu edhe rrezatoni! Energjia juaj do t’ju ndihmojë që me partnerin t’i rregulloni të gjitha problemet e mbetura dhe të krijoni tregime të reja të cilat frymojnë dashuri. Luanët e lirë do të njohin këtë muaj një person interesant me të cilin mund të realizojnë marrëdhënie të bukur dashurore.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Virgjëreshat janë të zellshme këtë muaj dhe të motivuara që karrierën e tyre ta drejtojnë në rrugë të drejtë. Keni forcë dhe elan që të gjitha sfidat afariste t’i mposhtni dhe të përballoni të gjitha pengesat të cilat ju dalin para, por që nuk janë pak. Për shumë kolegë ju paraqitni konkurrencë, andaj duhet të kujdeseni që të mos ndodhin konflikte në vendin e punës. Ky muaj është i shkëlqyeshëm për arritjen e qëllimeve, të cilat ia keni caktuar vetes. Do të punoni në avancimin tuaj dhe do të arrini që të organizoheni më mirë, që më shumë të pushoni, që më rregullisht të ushtroni, që më herët të ngriheni nga gjumi. Yjet janë në anën tuaj dhe keni shumë energji që t’i harmonizoni dëshirat tuaja me ngjarjet reale. Vetëm përpara!

Shëndeti: Këtë muaj duhet të kujdeseni në forcimin e imunitetit tuaj, sepse janë të mundshme ftohjet, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Virgjëreshat, të cilat janë të martuara apo janë në lidhje, do të kenë periudhë kritike, ku në fillim të majit, do të kenë shumë grindje dhe mosmarrëveshje. Mund të shkohet lehtë deri te ndërprerja e lidhjes apo deri te shkurorëzimi. Nuk jeni as vetë të sigurt ku qëndron problemi, mirëpo është e sigurt që problemet janë grumbulluar dhe nuk mundeni t’ia dilni në fund me to. Ndoshta është më mirë që për të gjitha të mendoni, para se të reagoni vrullshëm. Pastaj, bisedoni me koka të ftohura me parterin dhe do të shihni që gjithmonë ekziston zgjidhja. Virgjëreshat e lira do të njohin këtë muaj personin me të cilin kanë shumë tema të përbashkëta, andaj është e mundshme që të shfaqet edhe simpati midis jush.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Peshoreve marsi u sjell detyra dhe obligime të reja të cilat nuk janë aspak të lehta. Nga gjysma e marsit do t’ju presin shumë obligime të reja, andaj do të jetë mirë që për to të përgatiteni që më parë. Nëse nuk mund t’i arrini të gjitha, më së miri është që të kërkoni ndihmë nga kolegët, të cilët gjithmonë do t’ju ndihmojnë kur keni nevojë. Shumica e Peshoreve kanë ide të cilat duhet t’i realizojnë në këtë vit, andaj do të ishte shkëlqyeshëm të bënit plane të mira, në mënyrë që të mos reduktohen në dëshira dhe të harrohen. Biznesi cilësor dhe planet do t’ju ndihmojnë që të mbani fokusin dhe të mos hiqni dorë nga qëllimet të cilat ia keni caktuar vetes.

Shëndeti: Kujdes nga infeksionet dhe viruset.

Dashuria: Peshoret e zëna këtë muaj do të keni periudhë të bukur dashurore në të cilën haptas do të bisedojnë me partnerin e vet për emocionet, por edhe për problemet të cilat deri tani janë dukur të pazgjidhshme. Keni rastin që me bisedë të sinqertë t’i rregulloni marrëdhëniet dhe t’i jepni vetes dhe partnerit shansin që të bëheni më të mirë, më të përkushtuar, që të keni më shumë mirëkuptim dhe tolerancë. Gjithashtu, do të jetë mirë që të bisedoni edhe për miqtë të cilët i keni lënë pas dore për shkak të obligimeve dhe punëve. Nëse për ndonjë arsye ndieni të thyer shpirtërisht dhe të ndieni dyshim, do të duhej që t’ia tregoni atë partnerit, jo ta mbani në vete. Peshoret e lira këtë muaj do të kënaqen në flirte dhe në aventura të shkurtra.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Në sferën afariste,Akrepat i presin ditë të cilat do të jenë të plotësuara me ide të reja, por ky muaj nuk është i përshtatshëm për fillim të projekteve të reja dhe për pranim të detyrave të shumta. Pushoni në këtë muaj, sepse juve ju presin sfidat afariste të cilat do të kërkojnë nga ju të jepni maksimumin. Në mars Akrepat duhet të jenë të fokusuar në detyrat e tyre të punës dhe të organizohen mirë. Situata financiare është e qëndrueshme dhe keni arritur të kurseni muajin e kaluar aq sa t’i mbuloni të gjitha shpenzimet të cilat janë krijuar ndërkohë. Nga fundi i muajit prisni fitime më të mëdha. Keni fat me paratë në këtë muaj, andaj nëse luani në loja shpërblyese, prisni një fitore të vogël!

Shëndeti: I qëndrueshëm. Do t’ju bëjë mirë të pushoni më shumë.

Dashuria: Akrepat i presin momente shumë emocionuese në këtë muaj. Në fillim të marsit do të keni më shumë kohë të lirë, andaj mundeni pak të relaksoheni dhe t’i lejoni vetes ditë romantike në të cilat do ta ndieni dashurinë e vërtetë nga ana e partnerit. Akrepave marsi do t’u sjellë rastin që t’i rregullojnë marrëdhëniet me familjen, gjë që do t’u sjellë lehtësim të konsiderueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që ju ndiheni të fortë dhe të sigurt në vete dhe në emocionet tuaja. Akrepat e lirë dëshirojnë të testojnë partnerët potencialë dhe të vlerësojnë cilët prej tyre janë më të mirë, sepse kanë shumë oferta. Më së miri është të dëgjoni zemrën tuaj, sepse ajo kurrë nuk gabon.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Marsi është periudhë ideale për ndërmarrje të reja afariste. Do të keni energji të mjaftueshme që të përfundoni çdo gjë që ka mbetur, mirëpo edhe të filloni projekte të reja të cila mund të jenë gjithsesi interesante, por edhe financiarisht të dobishme. Mendoni a është koha që me dikë të bashkoni forcat dhe të punoni bashkë në ndonjë detyrë afariste ose që bashkë të investoni në diçka që një kohë të gjatë keni dëshiruar. Ai do të duhej të jetë personi të cilit i besoni tërësisht, mirëpo ky muaj është gjithsesi i shkëlqyeshëm për punë ekipore. Shfrytëzoni këtë muaj që ta harmonizoni tempin, i cili më së shumti ju përgjigjet, sepse obligimet do të grumbullohen, ndërkaq ju duhet të qëndroni të fokusuar në punën të cilën e bëni.

Shëndeti: Shigjetarët në këtë muaj kanë mjaft energji dhe ndihen mirë.

Dashuria: Shigjetarët në muajin mars do të kenë marrëdhënie të harmonishme me partnerin, mirëpo është e mundshme që nga fundi i muajit të krijohen pengesa në atë rrugë. Edhe pse ekzistojnë mosmarrëveshje, partneri ende mund të marrë buzëqeshjen tuaj dhe mund t’jua rregullojë humorin. Reagoni vrullshëm kur ndodhin grindje, mirëpo jeni të gatshëm dhe shpejt pajtoheni. Merrni vendimet tuaja kur jeni të qetë dhe kur qëndroni me të dyja këmbët në tokë. Është koha që të angazhoheni në marrëdhëniet familjare, sepse kurrë nuk është vonë që t’i zgjidhni problemet nga e kaluara. Akrepat e lirë do të njohin personin, i cili do të arrijë ta pushtojë zemrën e tyre. Shigjetarëve u takon të vendosin se në këtë moment a u është e nevojshme aventura e shkurtër apo dëshirojnë të fillojnë diç më serioze!

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Ky muaj do të jetë i qëndrueshëm në planin afarist. Jeni të sigurt në veten dhe në ndërmarrjet tuaja afariste. Financat janë të qëndrueshme, pa marrë parasysh që në fillim të muajit do të shpenzoni më shumë seç keni pritur. Nuk do t’ju pëlqejë atmosfera në punë nga fundi i muajit, sepse do të vëreni që disa kolegë janë xhelozë në suksesin tuaj të arritur. Përpiquni që të shmangni thashethemet dhe përgojimet, sepse në këtë moment kjo gjë nuk është e nevojshme. Mbani planet tuaja për vete dhe mos ua zbuloni shumë kolegëve, në mënyrë që të mos ndodhë t’ju vjedhin idetë e mira.

Shëndeti: Tani është koha e duhur që sërish të filloni të stërviteni apo të qëndroni më shumë në natyrë.

Dashuria: Bricjapët këtë muaj janë në humor të mirë dhe madje kjo gjë do të shprehet edhe te partneri i tij. Partneri juaj adhuron kur jeni në humor të mirë dhe kjo do të ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënies suaj. Nga fundi i muajit janë të mundshme mospajtimet për shkak të mendimeve të ndryshme. Më në fund duhet patjetër të pranoni kompromisin dhe të pranoni që nuk keni të drejtë. Do të keni kohë që në këtë muaj të kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë, por edhe do të kënaqeni me momentet plot harmoni. Bricjapët e lirë do të hyjnë në marrëdhënie romantike, mirëpo kjo do të jetë lidhje në afat të shkurtër. Mos u brengosni tani ju pret tregim i mirë dashuror për të cilin keni ëndërruar!

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Ujorët në muajin mars do të kenë rastin të shkëlqejnë në planin afarist dhe të avancojnë në karrierat e tyre. Duhet t’u kushtoni kujdes marrëdhënieve me kolegët, sepse, me qëndrimin tuaj, mund të krijoni tensione në vendin e punës, ndërsa kjo në këtë moment assesi nuk ju është e nevojshme. Pjesa e dytë e muajit do të jetë e mirë për financat, do të arrini të fitoni para në mënyra të ndryshme dhe përfundimisht do të arrini të kurseni dhe vetes t’i ofroni atë që keni dëshiruar. Po ju arrijnë të ardhura shtesë nga burime të papritura, por është me rëndësi që ato para të mos i shpenzoni lehtas. Nëse planifikoni të bashkëpunoni me dikë i cili ndodhet jashtë shtetit, apo nëse planifikoni të shkoni atje të punoni, marsi është i përshtatshëm për këtë gjë.

Shëndeti: I ndryshueshëm. Të mundshme janë dhembja e kokës dhe problemet me kurrizin.

Dashuria: Ujorët në muajin mars do të kenë mjaft mospajtime me partnerin, posaçërisht në fillim të muajit. Një kohë të gjatë keni fshehur nga partneri disa gjëra, andaj kjo gjë tani patjetër do të dalë në sipërfaqe. Në këtë muaj, lidhja juaj mund të jetë e rrezikuar, andaj do të jetë mirë që të jeni të sinqertë dhe të mendoni për sjelljen tuaj. Nëse keni gabuar, kërkon falje dhe përpiquni t’i rregulloni marrëdhëniet. Biseda e sinqertë mund të ndihmojë që me forca të përbashkëta të arrini deri te zgjidhja. Partneri ka gjithnjë e më pak mirëkuptim për ju, andaj grindjet mund të zgjasin më shumë seç prisni. Ujorët e lirë këtë muaj do të refuzojnë shumë oferta interesante, mirëpo ndoshta kështu është më mirë tani për tani.

PESHQIT (20.02. – 20.03.)

Puna: Në planin afarist, Peshqit në muajin mars mund të presin lajme të mira!! Shumica e Peshqve do të keni rastin të tregohen në dritën më të mirë të tyre dhe t’u tregojnë edhe bashkëpunëtorëve, edhe kolegëve sa janë cilësore idetë e tyre. Do të arrijnë raste të reja afariste, të cilat duken interesante, ndërkaq marsi pikërisht është koha për vendime të mëdha dhe për ndërrim të plotë të punës. Do të arrihet deri te ndryshimi i planeve dhe do t’ju jetë e nevojshme përkrahja e familjes dhe e njerëzve të afërt, sepse ata në këtë përudhë janë zëri dhe mendja juaj. Të gjitha detyrat dhe punët e filluara do t’i kryeni në kohë dhe nuk do të ketë shumë tensione në punë.

Shëndeti: Sistemi juaj i imunitetit është dobësuar gjatë dimrit dhe janë të mundshme ftohjet dhe viruset. Provoni të forconi sistemin e imunitetit në mënyrë natyrale apo të fusni vitamina në ushqim.

Dashuria: Në muajin mars Peshqit presin periudhë të bujshme në fushën e dashurisë. Peshqit e zënë do të kenë përshtypjen që u nevojitet ndonjë aventurë e re me partnerin. Nuk mundeni të pranoni që ditët tuaja të jenë monotone. Partneri do ta përkrahë këtë ide tuajën dhe do të kënaqeni në momentet e përbashkëta. Janë të mundshme udhëtime në fillim të muajit. Në këtë muaj do të keni më shumë kohë për shoqërim me miqtë dhe më shumë kohë do të kaloni me familjen, gjë që do t’ju pëlqejë gjithashtu. Peshqit e lirë do të përballen me frika të veta dhe do të kuptojnë përse shmangin lidhjen dhe hyrjen në lidhje serioze. Do të keni rastin të ndryshoni qëndrimet tuaja dhe të filloni komunikim interesant me një person të gjinisë së kundërt. /Telegrafi/