LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi mujor për prill: Po arrijnë zgjidhjet e drejta të cilat një kohë të gjatë i presim

Horoskopi mujor për prill: Po arrijnë zgjidhjet e drejta të cilat një kohë të gjatë i presim

Fjala më e rëndësishme për këtë javë është siguria. Aq shumë na është e nevojshme, aq shumë e dëshirojmë dhe vazhdimisht na ik nga duart

Mjaft më me premtime të thata dhe me shpresa të rreme. Është momenti i vërtetë për këtë, transmeton Telegrafi.


Lexoni këshillat e muajit, çfarë rrethanash afariste ju presin dhe çfarë do të jenë rrethanat dashurore.

DASHI (21.03 – 20.04)

Karriera: Në saje të strategjive të mira që keni, mund të tërhiqni vëmendjen e bashkëpunëtorëve apo të partnerëve dhe t’i nxirrni në pah aftësitë tuaja, kështu që shpesh Ju bie të merrni rolin kryesor në negociatat afariste. Bashkëpunëtorët e vlerësojnë suksesin Tuaj, gjë që edhe më shumë ju mundëson t’i zgjeroni kontaktet apo të keni liri më të madhe të shprehjes afariste. Është me rëndësi që të bëni zgjedhje të mirë. Pas situatave testuese, Ju presin avancime të shpejta. Është e nevojshme që elokuencën tuaj t’ia përkushtoni trendit afarist, i cili premton rezultate praktike dhe materiale. Në planin financiar jeni në pozicion që të shtoni fitimet tuaja dhe t’i zgjidhni disa çështje pronësore. Në periudhën nga 15 prilli, kushtoni kujdes mundësisë së perfeksionimit tuaj, paraqitjeve publike dhe avancimit profesional apo bashkimit të interesave afariste.

Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz.

Dashuria: Në harmoni me natyrën tuaj kohë pas kohe keni shpresa të mëdha emocionale dhe dini të bëni kërkesa të ndryshme. Ju duket që partneri nuk po ka gjithmonë mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat Tuaja, andaj disa konflikte të shpeshta edhe më shumë ndikojnë në prishjen e humorit tuaj. Shpesh ju ndodh që të shpërtheni në hidhërim,në këtë mënyrë po përpiqeni që të liroheni nga tensionet negative. Mirëpo reagimet impulsive dhe shpërthimi i emocioneve mund t’ju çojnë të merrni vendimin e gabuar. Mungesën e optimizmit po përpiqeni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme apo në shoqëri alternative. Nëse jeni i ri apo i lirë, në periudhën nga 11 prilli do të keni takime të reja dhe ftesa të ndryshme. Megjithatë, më shumë jeni të interesuar për kontakte joformale sesa për lidhje emocionale. Romanca dashurore nganjëherë mund të jetë shumë e magjishme, mirëpo pa këmbim të sinqertë të ndjenjave ajo humbë vlerën dhe kuptimin e vet të vërtetë.

DEMI (21.04 – 21.05)

Karriera: Seriozisht po mendoni për aplikimin e disa modeleve bashkëkohore në afarizëm dhe po silleni në mënyrë shumë ambicioze me bashkëpunëtorët tuaj. Përparësi po u jepni punëve të cilat sjellin rezultate praktike. Keni energji të mjaftueshme dhe dëshironi ta përmirësoni statusin tuaj material. Ofertat dhe ngjarjet e ndryshme po i vlerësoni në bazë të vlerave. Taktika të cilën po e aplikoni paraqet shembull të mençur në veprimet afariste. Në periudhën nga 18 prilli, ju presin avancime në nivelin afarist, dikush do t’i shpërblejë dijen dhe aftësitë tuaja profesionale. Është me rëndësi që po krijoni kontakte të reja afariste dhe që po i bashkoni interesat tuaja me bashkëpunëtorët të cilët kanë ide dhe interesa të ngjashme. Po inicioni ide bashkëkohore dhe trend pozitiv në shprehjen tuaj profesionale.

Shëndeti: Për të jetuar një javë të qetë duhet të lini më shumë hapësirë pushimit fizik, duke evituar stërmundimet. Kujdes nga ndonjë infeksion i mundshëm.

Dashuria: Kohë pas kohe sikur po ju mungon optimizmi, por jo edhe nevoja për romantikë apo përjetime aventuriere. Në saje të mendjehollësisë që keni, po arrini që tërhiqni vëmendjen emocionale të dikujt dhe të gjeni zgjidhje efikase për dilemat tuaja. Shmanguni situatave të konfliktit me personin e dashur, në mënyrë që ta ruani energjinë e vlefshme dhe balancën psikologjike. Mosmarrëveshjet në dashuri, të cilat po i trazojnë marrëdhëniet tuaja nuk ka gjasa t’ju sjellin disfatë, por kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim të përbashkët. Ndiheni mirë kur dikush nga gjinia e kundërt shfaq interesim për ju, Ju bën komplimente. Keni ndjenjën që do të krijoni një romancë të re dashurie apo ndonjë takim interesant emocional.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Karriera: Pos ideve që i keni, dëshironi që të imponoheni para bashkëpunëtorëve dhe eprorëve apo me rastin e marrjes së vendimeve të rëndësishme. Merrni pjesë aktive në ngjarjet e reja dhe synoni drejt perfeksionimit profesional, mirëpo mundësitë tuaja afariste dhe financiare në masë të madhe varen nga situatat, të cilat i imponojnë bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Është me rëndësi që kërkesat tuaja t’i dozoni drejt dhe në harmoni me interesat e përbashkëta. Efikasiteti në kontaktet afariste apo suksesi në punë, paraqesin atunë tuaj kryesore. Në periudhën nga 19 prilli, do të keni rezultate të mira nga anë të ndryshme, avancime në nivelin profesional dhe mundësi të reja. Përpiquni që t’i zgjeroni dijen dhe horizontin tuaj.

Shëndeti: Mos e lini pas dore gjumin. Pas ditëve të lodhshme që po kaloni keni shumë nevojë për pak pushim. Konsumoni më shumë vitamina.

Dashuria: Keni ndjenjë të mirë nëpërmjet shqetësimeve emocionale, kështu që dëshironi marrëdhënie të mira apo romancë të re dashurie. Në entuziazmin e ndjenjave, kujdesin tuaj e tërheqin takimet e pazakonshme, dini t’i dalloni sinjalet emocionale nga anë të ndryshme. Nuk ka nevojë që të humbni kohë në disa situata të parealizueshme apo të këqija nga e kaluara juaj dashurore. Është me rëndësi t’i caktoni prioritetet tuaja në jetën e përbashkët. Partneri nuk mund të rezistojë para sharmit dhe dukjes suaj. Silluni në mënyrë joshëse në situatat kur i shfaqni qartë ndjenjat tuaja të sinqerta. Dashuria ka fuqinë më të madhe, mirëpo atë duhet nxitur me këmbim të ndjenjave. Tregoni personit të dashur anën tuaj të mirë dhe personalitetin tuaj. Nëse jeni i ri apo i lirë do të përjetoni një romancë dashurore të papritur e cila do t’i kënaqë pritjet tuaja dhe aspiratat e ndryshme.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Karriera: Keni bindjen se jeni në situatë delikate, sepse ju duket se po vuani për shkak të kundërshtimeve të dikujt apo për shkak të konfliktit rreth interesave afariste. Për fat të mirë kjo është fazë kalimtare, mos humbni vetëbesimin dhe kontrollin mbi ngjarjet e rëndësishme. Në periudhën nga 4 prilli, strategjia e re afariste mund t’ju sigurojë kushte më të mira dhe rezultate pozitive. Pa marrë parasysh mendimet e ndryshme dhe prioritetet afariste, ruani marrëdhëniet e mira me bashkëpunëtorët. Shmanguni rivalitetit afarist apo krahasimit të aftësive në raport me bashkëpunëtorët. Nga fundi i muajit, pranoni rolin aktiv në anë të ndryshme dhe mundësinë e bashkimit afarist. Kushtoni kujdes disa takimeve të dobishme dhe orientoni qëndrimet tuaja në atë drejtim i cili do t’ju sjellë rezultate konkrete.

Shëndeti: Me telashet shëndetësore me të cilat jeni duke u ballafaquar janë pasojë e konsumimit pa kontroll të ushqimit. Mendoni për ndryshimin e mënyrës së ushqimit.

Dashuria: Ndodh që në vrullin e emocioneve të fuqishme shpesh të ndryshoni humorin dhe vendimet. Nuk dëshironi që dikush t’ju sjellë në pozitë nënshtruese apo të bëjë presion psikologjik, andaj refuzoni rolin nënshtrues. Megjithatë, personi i dashur me shkathtësi po përdor “mënyrën e tërthortë” që t’i realizojë qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë po e nxit pasigurinë tuaj emocionale. Nuk duhet që të qëndroni në distancë të ftohtë emocionale, ndjenjat tuaja nuk mund t’i dozoni. Vullneti i mirë, butësia apo kujdesi emocional – janë përgjigjja më e mirë. Është me rëndësi të ndieni fluidin emocional dhe kënaqësinë në afërsinë e dikujt. Nëse jeni i ri apo i lirë, loja e joshjes mund t’ju inspirojë për një kënaqësi të re. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni, pa sinqeritet ajo e humbë vlerën dhe kuptimin e vet. Nga fundi i muajit mund të prisni ngritje të re dhe “lulëzim të dashurisë”.

LUANI (23.07 – 22.08)

Karriera: Jeni në fazë kreative dhe është me rëndësi që qartë t’i definoni qëllimet tuaja afariste në marrëveshje me bashkëpunëtorët besnikë. Me kujdes verifikoni informacionet e reja në skenën afariste, në mënyrë që t’i realizoni interesat afatgjatë. Rrethanat e reja në kontaktet afariste duhet t’i shikoni në perspektivë afatgjatë. Në momentin e caktuar kërkoni këshillën e dikujt, para se t’i yni një aksioni të ri afarist e financiar. Pas investimeve të mëdha do të pasojnë shpërblimi i mirë dhe rezultatet pozitive. Në periudhën nga 7 prilli përpiquni që t’i përfundoni të gjitha punët e rëndësishme, të cilat do t’ju sigurojnë status më të mirë shoqëror apo përkrahje të ndryshme. Nga fundi i muajit, mund të prisni përkrahje afariste e financiare apo ndonjë formë të mirënjohjes publike.

Shëndeti: Stresi mbetet armiku numër një. Qetësoni mendjen për disa ditë dhe pastaj rifilloni sërish aktivitetin tuaj.

Dashuria: Po përpiqeni që ta kapërceni shqetësimin apo “krizën emocionale”, kështu që të gjendeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Është e mundshme që partneri të shfaqë pakënaqësi apo të përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Largimi i përkohshëm nga personi i dashur apo distanca emocionale duhet t’ju motivojnë të merrni vendimin e duhur. Në ndriçimin e dilemave dashurore, është me rëndësi të ruani energjinë e brendshme dhe balancën psikologjike. Çdo gjë zgjidhet mirë, sipas parimit të marrëveshjes dhe emocioneve të përbashkëta. Bëni çdo gjë që është e nevojshme që të mbroni lumturinë tuaj dashurore dhe personin të cilin e doni. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e shpeshta dashurore dhe kontaktet më shumë ndikojnë si “zëvendësim” për disa dëshira të parealizuara të cilat i keni. Fatmirësisht, ju pret një epilog i mirë dashuror bashkë me kënaqësinë e përbashkët.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Karriera: Është e nevojshme që të krijoni paraqitje më të mirë profesionale, e cila do t’ju mundësojë që në mënyrë të arsyeshme t’ua impononi rolin tuaj bashkëpunëtorëve. Krahas aftësive të matura diplomatike, po përpiqeni të sforconi ngjarjet, të cilat kanë të bëjnë me interesa të rëndësishme afariste e financiare. Çështja e organizimit afarist dhe besimi te disa bashkëpunëtorë kërkon që të mendoni mirë, para se të vendosni për strategjinë bazë. Mos lejoni që t’ju pengojnë disa ngjarje sekondare, me kujdes zgjidhni prioritetet tuaja dhe me vigjilencë përcillni të gjitha ngjarjet e reja në skenën afariste. Nga 8 prilli, mund të prisni ndryshime pozitive dhe mundësi për perfeksionim profesional, potenconi edhe kontaktet me botën e jashtme. Le të jenë të tjerët pas jush dhe le ta kopjojnë stilin tuaj afarist.

Shëndeti: Problemet me kërdhokullat, fshikëzën, reumatizmin… Një mori telashesh me preventivë mund t’i pengoni, apo së paku mund t’i zbusni.

Dashuria: Nëse jeni i ri apo i lirë aventurat dashurore më shumë do të jenë afatshkurtra, si zëvendësim për disa dëshira të paplotësuara. Kënaquni me sfidat dashurore, por bëhuni mjaft i sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia dashurore është e mundshme dhe e arritshme. Është e nevojshme të ruani lumturinë tuaj dashurore, si edhe personin të cilin e doni.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Karriera: Te vetja po nxisni kureshtjen kreative dhe vetëbesimin si aftësi plotësuese për avancim të shpejtuar profesional. Është e nevojshme që t’i zgjeroni dijet dhe horizontin dhe që t’u përshtateni kushteve të ndryshme afariste. Pas angazhimit të madh do të pasojnë rezultate pozitive. Me krenari dhe pa modesti të rreme mund të arrini suksesin tuaj profesional. Në periudhën nga 11 prilli ju presin gjasa të mira për perfeksionim profesional, është me rëndësi që të angazhoheni në zbatimin e modeleve bashkëkohore në afarizëm. Kushtoni kujdes takimeve të ndryshme, ofertave dhe kontakteve me botën e jashtme. Dikush është i gatshëm që t’i përkrahë apo t’i shpërblejë idetë tuaja origjinale. Ruajeni orientimin optimist në mënyrë që me efikasitetin sa më të madh t’i realizoni interesat tuaja afariste.

Shëndeti: Mos injoroni kurrfarë procesi inflamator. Të gjitha shenjat e tilla deri tani i keni injoruar. Është më mirë që të shëroheni.

Dashuria: Keni bindjen që në sigurinë tuaj psikologjike dhe emocionale më së miri ndikojnë “situatat e planifikuara” që më parë. Dëshironi që të silleni me kujdes në jetën dashurore apo në raport me personin e dashur. Mirëpo, në entuziazmin emocional apo epshor do të bëni atë që jua ndien zemra. Herët a vonë, emocionet sjellin dominimin ndaj arsyes. Nëse ekziston rasti i mirë, pranoni romancën e re dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë lirisht vini në pah stilin e joshjes, mirëpo ruani masën e mirë të shijes në çdo pikëpamje. Në mënyrë korrekte respektoni ndjenjat e tjetrit, nuk duhet që të harliseni me epshet kalimtare. Vetëm kur të tregoni anën pozitive të personalitetit tuaj do të ndieni kënaqësi të re e cila do t’ju ofrojë edhe më shumë në lumturinë e përbashkët.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Karriera: Po silleni me shumë ambicie me idetë të cilat i keni dhe me kërkesa para bashkëpunëtorëve. Me dëshirën që të realizoni rezultate të mira jeni të gatshëm që t’i injoroni disa standarde të caktuara në afarizëm. Keni energji të mjaftueshme dhe jeni në fazë kreative, dëshironi që të përmirësoni statusin tuaj afarist. Krahas vullnetit të mirë, ju nevojitet mjaft durim dhe mençuri, në mënyrë që të realizoni qëllimet tuaja profesionale. Ju presin rezultate të suksesshme në anë të ndryshme në periudhën nga 8 prilli. Ju është e nevojshme që të caktoni kritere të reja me rastin e zgjedhjes së temës së përshtatshme. Ngjarjet aktuale në skenën afariste hapin mundësi të re për bashkëpunim në të ardhmen. Megjithatë, për sukses afatgjatë afarist është i nevojshëm plani i mirë i organizimit, përgatitja dhe përkrahja e bashkëpunëtorëve.

Shëndeti: Tani jeni në një periudhë të përmirësimit shëndetësor. Disbalanca e lehtë hormonale është e karakterit kalimtar.

Dashuria: Në harmoni me inspirimin i cili po ju shoqëron po silleni me entuziazëm, në mënyrë energjike dhe me kërkesa ndaj personit të dashur. Dini t’i realizoni qëllimet tuaja dashurore dhe që të “imponoheni” në mënyrë magjepsëse. Nganjëherë në entuziazmin emocional ju duket se çdo gjë është e mundshme të arrihet lehtë. Stili juaj i dashurisë apo aftësia e joshjes po ndikojnë në mënyrë efikase. Ju kënaqin përkrahja dhe kujdesi emocional i dikujt. Jeni të vetëdijshëm për kualitetet vetjake dhe që po tërhiqni shikime apo komente të ndryshme. Personit, i cili po ju pëlqen, qartë po i bëni me dije se dëshironi marrëdhënie të harmonishme, romancë dashurore të bujshme apo lidhje të zjarrtë. Në pajtim me temperamentin dhe statusin tuaj emocional përgjigjuni sfidës më të bukur, nuk ka arsye që të dyshoni në “lumturinë tuaj dashurore” dhe në ndikimin të cilin e keni.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Karriera: Me kujdes po i analizoni rastet e ndryshme në skenën afariste dhe nuk dëshironi të pajtoheni me disa standarde mesatare të cilat po mbizotërojnë ambientin tuaj afarist. Kërkoni model më efikas të afarizmit në mënyrë që të avanconi pozicionin tuaj, mirëpo ekzistojnë situata të cilat kërkojnë përgjigje apo kompromis më të gjerë. Bashkëpunëtorët jua zënë për të madhe që lehtë i injoroni disa oferta apo që po udhëhiqeni së tepërmi nga vlerësimet personale, duke mos respektuar mendimin e tjetrit. Në periudhën nga 18 prilli, forcojeni iniciativën në mënyrë që t’i zgjidhni disa çështje pronësore, juridike apo statusore. Formulat e suksesshme duhet përsëritur në situata të ndryshme, si garanci për sukses afarist apo financiar. Eksperimentet mund t’i aplikoni vetëm në situata të verifikuara, të cilat nuk i kapërcejnë dijen apo përvojën tuaj të deritashme. Nga fundi i muajit mund të prisni ndryshime të rëndësishme.

Shëndeti: Do të keni probleme me pagjumësinë. Shkoni më herët në shtrat, në mënyrë që ditën në vijim të funksioni mu ashtu siç presin të tjerët nga ju, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Në harmoni me humorin po veproni në mënyrë entuziaste dhe po çoni jetë aktive shoqërore, shpesh po gjendeni në rrethana që të realizoni kontakte të reja apo të pazakonshme emocionale. Megjithatë, interesimi juaj emocional për një person të caktuar nuk është gjithmonë i karakterit afatgjatë. Nuk ka nevojë të luani “rolin e gabuar”, sepse veprimet e këqija mund t’ju komplikojnë jetën dashurore. Nëse dëshironi aventurë të zjarrtë, atëherë juve asgjë nuk mund t’ju pengojë që t’i realizoni qëllimet tuaja “sekrete”. Ju preokupon mendimi që po zgjoni vëmendje dhe po lini përshtypje të mëdha në rrethin ku jetoni. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të keni takime interesante. Dini të zbatoni taktikë përkatëse dhe ta joshni një person të caktuar. Është me rëndësi që të zgjoni simpatitë e sinqerta të një personi dhe që të keni nxitje të vërtetë apo inspirim emocional.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Karriera: Jeni të vendosur në qëllimet tuaja dhe dini të lini përshtypje të mira në takimet me bashkëpunëtorët. Të gjithë faktorët janë në anën tuaj dhe dalin në pah aftësitë tuaja negociatore apo praktike. Është me rëndësi që në momentin vendimtar në mënyrë të saktë ta dozoni përparësinë tuaj në raport me konkurrentët afaristë. Kohë pas kohe vëmendjen tuaj e preokupojnë punët të cilat nënkuptojnë shkallë të caktuar rreziku apo “rolin prej lideri”. Në periudhën rreth 17 prillit, është e mundshme një “krizë” kalimtare financiare, gjë që do t’ju motivojë edhe më shumë që të pranoni disa punë plotësuese. Nga fundi i muajit ju presin kushte më të mira dhe gjasa të mira që ta dyfishoni fitimin tuaj. Nuk ka arsye për modesti të rreme apo për pasiguri profesionale, tregoni që posedoni dije të gjerë dhe shkathtësi të mirë.

Shëndeti: Shëndeti do t’ju jetë i luhatshëm, do të jeni i ftohur me virozë. Nëse ju ngrihet temperatura, shkoni menjëherë te mjeku.

Dashuria: Herë pas here sikur po ju mungon mirëkuptimi emocional i personit të dashur, keni bindjen që ngadalë po largoheni nga ai. Është e nevojshme që sinqerisht të bisedoni me partnerin tuaj apo që haptas t’i rishqyrtoni planet e përbashkëta. Në dashuri nuk duhet luajtur “rolin e gabuar”, duke e mashtruar vete se çdo gjë është e mundshme të mbahet nën kontroll të rreptë dhe në atë mënyrë të mbroheni nga zhgënjimet emocionale. Është me rëndësi t’i përmirësoni gabimet tuaja, çdo gjë është e mundshme të korrigjohet dhe të zbukurohet me kusht që të mbështeteni në ndjenjat tuaja. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj shpesh e tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm atëherë kur t’i kuptoni lajthitjet tuaja emocionale, mund të bëni zgjedhje të duhur. Fatmirësisht “ëndrrat tuaja” dashurore mund të realizohen.

UJORI (21.01 – 18.02)

Karriera: Para bashkëpunëtorëve po silleni me shumë kërkesa, shpesh gjendeni në pozicion të mirë kur vendoset për interesat e gjera afariste. Duke pasur parasysh që ju jeni personi i cili kujdeset për perfeksionimin vetjak dhe për interesat materiale, vështirë mund të pajtoheni me situatën që dikush t’i kufizojë kërkesat tuaja. Ju imponohet puna në të cilën do të vihen në sfidë aftësitë praktike dhe efikasiteti juaj. Në periudhën nga 19 prilli është e nevojshme t’i plotësoni obligimet tuaja të rregullta apo t’i zgjidhni disa çështje financiare. Nga fundi i muajit kushtoni vëmendje imazhit tuaj afarist, stilit të shprehjes dhe paraqitjeve publike. Shumicën e qëllimeve afariste me sukses mund t’i realizoni në saje të bashkëpunimit të mirë, nëpërmjet kontakteve të ndryshme dhe në bazë të përkrahjes së bashkëpunëtorëve.

Shëndeti: Nervat tuaja të tendosura më mirë është t’i ruani nga ngjarjet konkrete stresuese, cilat do t’ju shoqërojnë ditëve në vijim.

Dashuria: Jeni në formë të shkëlqyeshme, keni dëshirë që të shfaqeni në dritën pothuajse të përsosur para personit i cili po ju pëlqen. Po silleni me maturi dhe në mënyrë joshëse në takime të ndryshme dhe dini që të joshni edhe rrethin ku jetoni. Lumturia dashurore është e mundshme të arrihet bashkë me partnerin e përshtatshëm. Atmosfera e dashurisë, emocionet pozitive dhe kontaktet e afërta kanë magji të posaçme e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë, kur rregullohet “mozaiku i dashurisë”. Ju kënaq nota sentimentale të cilën po e sjell partneri në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe afshet e zjarrta. Do të shkëlqeni në romancën dashurore, e dëshironi lidhjen me një person interesant dhe të pazakonshëm.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Karriera: Dinamika afariste imponon dilema të reja në raport me bashkëpunëtorët, të tjerët ju bëjnë me dije që nuk i përkrahnin gjithmonë qëndrimet apo sjelljet tuaja. Megjithatë, strategjia të cilën po e zbatoni në fund do të japë rezultate pozitive, posaçërisht në planin financiar apo në drejtim të perfeksionimit profesional. Ju mbetet vetëm që të avanconi popullaritetin tuaj në ambientin afarist. Nuk keni nevojë që t’i ashpërsoni marrëdhëniet rivale me personin i cili ka ndikim të madh në ambientin tuaj. Në periudhën nga 9 prilli, ju presin një sërë takimesh të dobishme të cilat paralajmërojnë perspektivë të mirë në punën me të cilën jeni duke u marrë. Kjo periudhë është e volitshme për paraqitje publike, për testimin dhe verifikimin e dijes praktike apo aftësive profesionale.

Shëndeti: Nga dita në ditë do të ndiheni gjithnjë e më të lodhur, andaj kushtojani vetes së paku një vikend për të pushuar.

Dashuria: Jeni duke kaluar nëpër faza të ndryshme të gjendjes emocionale, mirëpo keni vendosur që gjërat t’i merrni në duar tuaja. Për shkak të takimeve të shumta apo të ngjarjeve dinamike të cilat po ju përcjellin në jetën shoqërore, po silleni në mënyrë atraktive dhe joshëse ndaj personave të cilët janë në rrethin tuaj. Mirëpo kohë pas kohe nuk mund të kontrolloni epshet tuaja apo entuziazmin të cilat po i ndeni ndaj personit të afërm, ndërkaq kjo mund të reflektohet me kontraste. Nganjëherë spontaniteti në shfaqjen e ndjenjave paraqet përgjigjen më të mirë. Është me rëndësi që ta bëni të lumtur partnerin tuaj apo të ndieni dashuri të përbashkët. Në perspektivën dashurore, e mira me të mirë kthehet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori