LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 23 – 30 shtator

Horoskopi javor për periudhën nga 23 – 30 shtator

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Do të jeni në këtë javë shumë më aktiv. Nga mesi i javës dikush do t’ju propozojë një ofertë afariste e cila për ju do të mund të jetë diçka që e keni pritur kaherë dhe për të cilën keni shpresuar shumë. Merkuri është planet i biznesit dhe i logjikës, andaj do t’ju ndihmojë që më qartë t’i rishqyrtoni mundësitë tuaja në planin profesional.

Shëndeti: Ka mundësi të keni dhembje të kokës, si reaksion i lodhjes së madhe dhe i oscilimit të motit.

Dashuria: Kjo javë është e volitshme për ata persona të cilët do të kenë nevojë të udhëtojnë diku apo të cilët presin që t’i ripërtërijnë lidhjet e vjetra. Fusha e theksuar e astrologjisë do t’ju ofrojë mundësinë që të flirtoni, ndërkaq hyrja e Diellit dhe Venerës në shenjën tuaj do të ngrejë vetëbesimin dhe do t’ju bëjë të gatshëm që të jini më tolerantë dhe të keni mirëkuptim më të madh ndaj personit të dashur.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Fillimi i javës do t’ju sjellë suksese në planin afarist. Do t’ju krijohen mundësitë e ngritjes së të ardhurave nëpërmjet punëve publike, në tregti apo nëpërmjet kontakteve me të huajt. E tërë java do t’ju kalojë me lodhje fizike dhe psikike, mirëpo nëse do të jetë fjala për punët të cilat i doni dhe të cilat vetë i keni zgjedhur, do të jeni i kënaqur me rezultatet që do t’i arrini.

Shëndeti: Kujdes me konsumimin e ushqimit. Zvogëloni racionet.

Dashuria: Personat e kësaj shenje i dëshirojnë lidhjet sekrete dashurore. Këtë javë kanë gjasa t’i realizojnë dëshirat e tyre. Është mirë që të kujdeseni që të mos e lëndoni askënd, sepse lehtë mund të hynë në trekëndësh dashurie. Jeta emocionale do të mund t’ju jetë shumë e bujshme, madje edhe nëse me personin e dashur nuk do të keni mundësi të takoheni shpesh.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Gjatë kësaj periudhe në planin afarist do të shkëlqeni. Edhe në planin profesional do të përjetoni situata të këndshme, posaçërisht nëse punës i qaseni me entuziazëm më të madh. Në një projekt të cilin dëshironi ta zhvilloni, do t’ju ndihmojnë pa rezervë edhe bashkëpunëtorët. Do të keni mundësi t’i shtoni në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat financiare.

Shëndeti: Edhe pse keni shëndet të shkëlqyeshëm, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdeseni më shumë për veten.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore ju jeni gjithnjë i pari që merrni iniciativë. Nuk prisni që personi i dashur t’ju paraqitet i pari. Qartë po ia bëni me dije se sa e dashuroni dhe se ndiheni shumë rehat në prani të tij, edhe pse është njësoj ambicioz sikur edhe ju. Lidhja me një person nga fusha e artit ka mundësi të bëhet mjaft stresuese.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Në pjesën e dytë e javës do të keni shumë ide të reja, do të jeni të gatshëm që t’i përkushtoheni disa punëve të cilat keni pasur për qejfi, ndërkaq disa plane tuaja do t’ua përkushtoni bashkëpunëtorëve tuaj, të cilët ju kanë qenë gjithnjë besnikë. Në përfundim të javës do të kuptoni që ju është shpaguar toleranca që e keni shfaqur. Ka mundësi t’i rrisni të ardhurat nëpërmjet shitblerjeve të patundshmërive.

Shëndeti: Problemet shëndetësore sapo i keni zgjidhur. Tani po këndelleni dhe po bëni çdo gjë që pasojat të jenë minimale.

Dashuria:  Këtë javë mund të prisni shumë momente të lumtura, kur është fjala për dashurinë. Shumica e personave të shenjës së Gaforres mund të presin ripërtëritje të lidhjeve të vjetra. Kënaqësinë do ta përjetojnë të dyja gjinitë. Ajo që u nevojitet më së shumti është durimi.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Për shumicën e personave të shenjës së Luanit kjo periudhë është shumë e volitshme, sepse u shkon për shtat kalimi i Diellit nga shenja e Peshqve në shenjën e Dashit, andaj do të dëshirojnë të bëjnë shumë gjëra në planin profesional dhe t’i tregojnë shkathtësitë e tyre në mënyrën më të mirë. Me përkrahjen e bashkëpunëtorëve do të mund të arrini sukses edhe në ato punë ku do të jetë konkurrenca e madhe.

Shëndeti: Kini kujdes, ka mundësi të keni probleme me organet e tretjes.

Dashuria: Kjo javë është shumë e volitshme për shumicën e Luanëve. Nëse keni dëshiruar që të filloni një lidhje me dikë i cili është stabil dhe i organizuar, por edhe energjik, i durueshëm dhe ambicioz, atë person e keni shumë afër, vetëm duhet që t’i zbuloni ato kualitete te personi i cili është i gatshëm t’ju ofrojë shumëçka. Nëse jeni një kohë të gjatë në lidhje, është mirë të planifikoni një udhëtim të përbashkët, do ta surprizoni partnerin.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Te shumica e personave të kësaj shenje kjo javë do të jetë në shenjë kreativiteti dhe gatishmërie që të fillojnë punë të reja. Mosdurimi dhe shpresat e mëdha që i keni  te bashkëpunëtorët mund të jenë shkaktarë për grindje, posaçërisht lidhur me punët që kërkojnë angazhim të madh. Më shumë ju përshtaten personat e shenjave të Bricjapit dhe të Akrepit, të cilët janë të gatshëm t’ju përkrahin në idetë dhe tempin tuaj të punës.

Shëndeti: Kushtoni më shumë kujdes dietës, nëse dëshironi t’i zbusni telashet. Mund të keni edhe probleme me qarkullimin e gjakut, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nuk do të jeni të gatshëm që të angazhoheni shumë rreth personit të dashur, aq më parë nëse konsideroni se ka kërkesa të mëdha ndaj jush apo ju kritikon shpesh. Ndërkaq, personi i dashur në shumë gjëra ju përkrah, andaj edhe nga ju kërkon më shumë kujdes. Edhe nëse ndryshoni taktikën, gjë që  është e domosdoshme, vështirë se do të arrini të krijoni marrëdhënie të harmonishme.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Kjo javë për shumë persona të kësaj shenje do të jetë goxha e volitshme. Gjatë kësaj periudhe do të keni rastin të krijoni marrëdhënie të mira me afaristë jashtë vendit apo do t’ju ofrohet një rast që të udhëtoni diku. Te disa persona do të zgjohet dëshira që të promovohen, andaj do të jenë të gatshëm t’i pranojnë kushtet e punës, aq më parë nëse merren me punët të cilat i duan dhe i bëjnë me kënaqësi.

Shëndeti: Pjesëtaret e gjinisë femërore duhet patjetër të ruhen nga shtatzënia e padëshiruar apo t’i kushtojnë kujdes sterilitetit, ndërkaq pjesëtarët e gjinisë mashkullore ngushëllim do të kërkojnë në alkool, gjë që është shprehi e keqe.

Dashuria: Nëse nuk dëshironi t’ju shfaqen probleme me personin e dashur, nga ju kërkohet ajo që vërtet e keni me bollëk – të përdorni taktikën. Vetëm nëse veproni kështu do të mund t’i shmangni problemet, dhe lidhja juaj mund të funksionojë.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Kjo javë do të jetë e lodhshme për Akrepët ambiciozë, të cilët dëshirojnë t’i forcojnë pozicionet e tyre. Besojnë se me taktikë të mirë mund t’i bindin ata të cilët janë të rëndësishëm në punë dhe duhet që diku të lëshojnë pe apo të pranojnë  disa kushte. Mirëpo, jini të kujdesshëm sepse kjo periudhë ka gjasa të jetë shumë me stres, posaçërisht duhet të veproni me mençuri me çështjet financiare.

Shëndeti: Problemet jo edhe aq të mëdha me stomakun paralajmërojnë se fjala është për problemet me tëmthin apo pankreasin.

Dashuria: Përpiquni që të gjeni mënyrën më të mirë se si personin e dashur ta bindni që do të duhej të jetë më i durueshëm dhe t’ju jap edhe një shans. Ata të cilët janë një kohë të gjatë të martuar me siguri mund të presin momente të përbashkëta shumë të këndshme apo  do të merren me zgjidhjen e problemeve konkrete financiare, mbase me investimin e parave në punë të përbashkëta.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Kjo javë është njëra ndër më të mirat për ata që planifikojnë të fillojnë marrëdhënie të re partneriteti apo punë të re, të cilat do të mund t’i sjellin suksese të mëdha në planin profesional, posaçërisht nëse do të kenë lidhje me të huajt apo me personat që punojnë në media publike. Do të merrni një ofertë nga një person, që nuk do të mund ta refuzoni. Do të jeni të gatshëm që me entuziazëm të madh të filloni punë të reja.

Shëndeti: Nervozizmi me të cilin aktualisht po ballafaqoheni është pasojë e dëshirës për perfeksionizëm sa më të madh. Keni nevojë për pushim dhe relaksim. Qëndroni më shumë në ambiente të hapura.

Dashuria: Jeni person goxha tolerant dhe optimist, andaj edhe mund të prisni që lidhja juaj të marrë drejtimin pozitiv. Personat e kësaj shenje të cilët janë të lirë mund të njihen me dikë që është i hareshëm i cili do t’i bëjë edhe më optimistë. Jeni duke funksionuar mirë, në saje të taktikës që po e përdorni.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Edhe pse kjo periudhë do të jetë e lodhshme, megjithatë do të ndiheni të lumtur me atë që keni bërë në të kaluarën, mbase edhe më shumë për shkak të asaj që planifikoni të bëni. Bashkëpunëtorët tuaj janë të gatshëm t’ju përkrahin, por do të kërkojnë që t’i trajtoni në mënyrë të barabartë. Angazhohuni maksimalisht që t’i përfundoni të gjitha punët që i keni planifikuar, edhe pse me siguri keni edhe punë paralele, të cilat duhet t’i përfundoni me të njëjtin entuziazëm.

Shëndeti: Shtoni dozën e vitaminave, në mënyrë që të forconi imunitetin.

Dashuria: Në lidhjen dashurore ju jeni ai që i jepni tone pozitive atmosferës, andaj edhe do ta bëni edhe më të lumtur personin e dashur. Mbase do të konsideroni se jeni duke sakrifikuar për shkak të rrethanave, si një njeri i cili vetëm ju jeni në gjendje të keni sadopak ndikim te partneri. Pa marrë parasysh se sa e gjatë është lidhja juaj, apo jeni në një lloj bashkësie apo martese, me sjelljen e këtillë mund të përmirësoni marrëdhëniet me personin e dashur.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Nuk jeni fare aktiv, keni prirje më shumë të flisni sesa të punoni, sepse ju është imponuar të merreni me punët që fare nuk ju pëlqejnë. Përpiquni të gjeni një punë të cilën mund ta kryeni vetëm, dhe kështu do të gjeni veten. Mbase do të keni sukses në afarizëm me persona të jashtëm.

Shëndeti: Janë të mundshme dhembjet e gjurit apo lëndime të nyjave.

Dashuria: Kjo periudhë ka gjasa të jetë shumë romantike për shumicën e personave të kësaj shenje, aq më parë nëse planifikojnë të bëjnë ndonjë udhëtim apo me personin e dashur të kalojnë një fundjavë të paharrueshme, mase edhe jashtë vendit. Çdo lloj iniciative nga ana juaj do të jetë e mirëseardhur. Nuk keni nevojë të keni shumë para për t’i treguar partnerit se sa e doni.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Gjatë kësaj periudhe më shumë se kurrë duhet të jeni të gatshëm për angazhim edhe më të madh në punë. Do t’ju duhet të angazhoheni më shumë se sa keni mundësi të ofroni apo të bëni. Një person është i gatshëm t’ju përkrahë dhe t’ju japë më shumë liri në vendimmarrje, ndërkaq juve ju duket se jeni të penguar në njëfarë mënyre dhe potencialin tuaj nuk po mund ta zhvilloni deri në fund.

Shëndeti: Për shumicën e problemeve shëndetësore mos e kërkoni shkaktarin te emocionet. Ato janë nga shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Dashuria:  Këtë javë në planin e dashurisë gjërat do të zhvillohen në drejtim pozitiv. Besoni zhvillimit të mirë të marrëdhënieve në lidhjen dashurore, madje shumica e personave të shenjës së Peshqve do të marrin oferta martese apo propozime për bashkëjetesë. Nëse mendoni se akoma nuk jeni të gatshëm për një gjë të tillë dhe nëse keni çfarëdo arsye tjetër për të dyshuar, bisedoni në mënyrën më të sinqertë me partnerin. Problemi qëndron në pavendosmërinë tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Pesë gjëra që duhet t'u kushtoni vëmendje kur blini një valixhe: Ngjyra është shumë e rëndësishme

Si të udhëtosh
Ku pushojnë zogjtë kur fluturojnë mbi oqean

Ku pushojnë zogjtë kur fluturojnë mbi oqean

Kërshëri
Kalo në kategori