Yjet për këtë javë na kanë përgatitur ndryshime të konsiderueshme, por a do t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë varet nga ne

Mirëpo, ndaj çfarë duhet treguar kujdes, kujt duhet t’i përkushtohemi, dhe çfarë duhet lënë anash këtë javë, shikoni në horoskopin tonë, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Po e ngarkoni veten me përgjegjësi, do të filloni një aksion. Po punoni sipas karakterit tuaj – me ngulm dhe me vendosmëri. Jeni i preokupuar edhe me probleme politike.

Shëndeti: Kujdes, janë të mundshme lëndime të kokës por edhe probleme me sinuset. Shmanguni shkujit dhe veprimeve të pamatura.

Dashuria: Lidhja e zjarrtë po arrin kulmin. Nga partneri varet shumë realizimi i disa ideve afariste.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Keni marrë obligime mbi veten më tepër se që mund t’i realizoni. Duhet të jeni më i organizuar, nëse dëshironi t’i lini problemet pas shpine dhe të ndikoni që situata afariste të jetë më e mirë.

Shëndeti: Angazhimet e shumta që i keni po ndikojnë edhe në shëndetin fizik. Pikë e dobët janë mushkëritë.

Dashuria:Forcojeni lidhjen. Pak më shumë tolerancë ndaj partnerit nuk do të ishte e tepërt. Kur njerëzit janë të dashuruar, ndjehen shumë mirë.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Një projekt afarist është në horizont. Keni ngritur duar nga çdo gjë, posaçërisht nëse merreni me biznes privat. Ndihma do t’ju vijë nga një person që nuk e keni njohur më parë.

Shëndeti: Jeni duke u këndellur nga streset që i keni pasur goxha shumë. Jeni duke e kuptuar se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi.

Dashuria: Grindjet me partnerin mund të jenë gjë normale, sepse lidhja juaj kaherë është dobësuar. E vetmja gjë që ju ngushëllon është se ju nuk jeni fajtor.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: E vetmja gjë që ju shkon për dore këtë javë është mençuria. Po bëni veprime të drejta në planin afarist. Me pak angazhim po krijoni përfitime materiale.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet me teprime në të ushqyerit. Do të keni probleme me gjëndrat me tajitje të brendshme, e këto probleme kanë të bëjnë me shtimin e peshës trupore.

Dashuria: Një lidhje e re papritur po ju realizohet. Shumica e personave të lindur në shenjën e Gaforres këto ditë janë në fazën e një dashurie të madhe. Do të përjetoni plot emocione dhe butësi.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Problemet që i keni pasur deri tani i keni zgjidhur. Punët janë duke ju ecur mirë, sipas rutinës së caktuar, andaj mos e ngarkoni veten shumë.

Shëndeti: Jeni në fazën e këndelljes. Jetën tuaj analizojeni më mirë. Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe sa më të lumtur.

Dashuria: Dashuria është forcë juaja kryesore që ju bën të ndihemi mirë. Krijojeni ekuilibrin e brendshëm emocional, nëse dëshironi të ndiheni edhe më mirë.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Puna po ju shkon shumë keq, gjë që po ju brengos shumë. I keni bërë disa gabime për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm, prandaj tani jeni duke vuajtur.

Shëndeti: Janë të mundshme shfaqjet e problemeve me traktin e urinës ose pengesa gjinekologjike. Akoma nuk është vonë që të ndërmerrni diçka për të përmirësuar gjendjen.

Dashuria:Po hyni në një fazë qetësie. Partnerit nuk keni përse t’i bëni vërejtje, por nuk do të thotë se jeni të kënaqur me situatën emocionale. Duhet të jeni të përgatitur për një bisedë të sinqertë dhe të hapur.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Vështirë jeni duke funksionuar në këtë kaos total afarist me të cilin jeni të rrethuar. Në punë po fusni për së tepërmi informacione. Jeni në një situatë kur nuk keni fare vullnet për të punuar. Vullneti për punë do t’ju vijë papritur, mirëpo rrethanat në të cilat gjendeni nuk ju mundësojnë t’i realizoni ato. Nga kriza aktuale afariste mund të dilni vetëm me angazhim dhe vetëmohim.

Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Probleme ju shfaqen për shkak të ambicieve dhe emocioneve të mëdha.

Dashuria: Këtë javë pikë e ndritshme në jetën tuaj do të jetë dashuria. Ju presin çaste të shumta të bukura dhe të paharrueshme me personin e dashur apo me personin që e simpatizoni.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Po hyni në një periudhë shumë më të volitshme të jetës. Kjo javë do të jetë me plot ngjarje të këndshme. Jeni mjaft të kënaqur me rezultatet, posaçërisht në planin material. Ju presin kremtime.

Shëndeti: Jini i kujdesshëm kur konsumoni pije apo kur pini cigare, pasi që mund t’ju dalin telashe. Më shumë kohë kalojeni në natyrë me ajër të pastër, sepse mushkëritë i keni të rrezikuara.

Dashuria: Ju presin lidhje të reja që do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Po e kuptoni se marrëdhëniet me partnerin kërkojnë ndryshime. Nuk do ta keni të lehtë, mirëpo megjithatë ndryshimet do t’i bëni.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Jeni duke funksionuar me mençuri dhe dashamirësi. Ka gjasa të merreni me tema filozofike dhe të bëni veprime të mençura. Këtë javë ju presin shumë punë, të cilat do t’i kryeni me sukses, meqenëse keni energji të shtuar. Situata financiare do t’ju përmirësohet.

Shëndeti: Të mundshme janë vështirësi reumatike apo thyerje eshtrash. Jini të kujdesshëm, nëse dëshironi t’u shmangeni rreziqeve.

Dashuria: Po kënaqeni në përqafimin e personit të dashur. Shumë momente të bukura do ta bëjnë kohën që është para jush të paharrueshme. Partnerin më shumë do ta bëni për vete nëse flisni sa më pak.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Çdo gjë që do ta bëni, do të keni ndjenjën se po e bëni gabim. Duhet patjetër për ndonjë gjë të sakrifikoheni, e ju sakrifikimin nuk e dëshironi fare. Jeni pak egoist, së paku kur është fjala për punën. Nuk jeni realë.

Shëndeti: Nëse jeni të sëmurë, sanojeni gjendjen që të hyni në një periudhë më të mirë. Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë ose janë fryt i imagjinatës suaj.

Dashuria: Ndaj partnerit jeni duke ndier një tërheqje fizike. Andaj do të pasojë një jetë e pasur seksuale, por vetëm nëse e mposhtni hezitimin.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Është e mundshme të keni takim me publikun por edhe të keni sukses, posaçërisht nëse merreni me punë publike. Po realizoni rezultate të lakmueshme. Në një takim në atmosferë të këndshme diçka do të kremtoni.

Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Duhet patjetër të jeni më të matur kur konsumoni ushqim dhe pije.

Dashuria: Me sukses do të arrini t’i mbani disa lidhje në të njëjtën kohë, ndërsa këtë nuk do ta zbulojë askush. Edhe pse jeni i vetëdijshëm se po i mashtroni të tjerët, ju në të vërtetë po e mashtroni veten.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Do të jetë një periudhë fantastike, posaçërisht nëse merreni me komunikime me letra. Do të realizoni më shumë se që keni planifikuar. Kjo javë është jashtëzakonisht e volitshme.

Shëndeti: Jeni përplot me energji dhe në humor shumë të mirë. Është e këshillueshme që të merreni sa më shumë me sport, nëse dëshironi ta ruani këtë gjendje që e keni.

Dashuria: Po kënaqeni në atmosferë të ngrohtë familjare. Përpiquni t’u shmangeni daljeve nga shtëpia dhe që sa më shumë të kaloni kohën me personin e dashur dhe me miqtë. /Telegrafi/