LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi: A i dini cilat janë të metat e partnerit tuaj?

Horoskopi: A i dini cilat janë të metat e partnerit tuaj?

A mendon partneri juaj që gjithmonë di më mirë se ju, apo kur e flisni edhe fjalën më të vogël ju ofendon? Verifikoni a kanë lidhje karakteret e këqija të parterit tuaj me shenjën e horoskopit.

Dashi

Për shkak të xhelozisë, pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër shpërthyes. Nëse jeni në dashuri me Dashin, atëherë ju presin shumë probleme. Ata gjejnë arsye për grindje edhe aty ku nuk ekziston fare. Janë mjeshtër të vërtetë të agresivitetit pasiv, apo të kryeneçësisë, siç i thonë ndryshe.


Demi

Demit i pëlqen që ta mundojë partnerin. Sikur edhe te Dashi, Demin më së shumti në dashuri e mundon xhelozia. Në fund të çdo diskutimi, grindja do të marrë fund vetëm nëse ia pranoni Demit se ka pasur të drejtë, transmeton Telegrafi.

Binjakët

Binjakët kurrë nuk janë të kënaqur. Pjesëtarët dredhaxhinj të kësaj shenje më së shumti janë të përqendruar te vetvetja, e në anën tjetër presin që vazhdimisht të mundoheni rreth tyre. Me qëllim e provokojnë xhelozinë, si dhe janë të prirë për fjalë të rënda dhe fyerje.

Gaforrja

Gaforrja shumë lehtë ofendohet. Gjëja më e keqe te Gaforrja është se nuk e di njeriu çka t’iu thotë, pa i ofenduar. Janë të preokupuar me atë se çka mendojnë të tjerët dhe janë të gatshëm që gjithmonë ta urrejnë dikë që i ka lënduar keq. Duhet t’i lutni shumë për t’ju falur.

Luani

Luanit i pëlqen që të gjejë arsyetime për vetveten. Ai i heton dobësitë e partnerit dhe, sa herë që të ndihet i rrezikuar, ia hedhë fajin atij, në mënyrë që vet të dalë më i mirë. Nëse nuk iu kushtohet vëmendja që mendojnë se e meritojnë, atëherë bëhen tepër të padurueshëm.

Virgjëresha

Është e pamundur të plotësohen të gjitha kërkesat e kësaj shenje. Personat në fjalë vazhdimisht janë të gatshëm për kritikë, e më së keqi sillen me partnerin e dashurisë. Meqë edhe në dashuri janë perfekcionistë, atëherë çdo gjë duhet të jetë ashtu si e kanë paramenduar. Janë të prirë për ta mashtruar partnerin, e shpesh janë edhe posesivë.

Peshorja

Peshorja gjithmonë di më mirë sesa partneri. Me personat e kësaj shenje njeriu zor ia del në krye, meqë për një imtësi sado të vogël, mund ta ndryshojnë qëndrimin dhe disponimin. Kanë një tërësi të madhe të rregullave sesi duhet të sillet partneri i tyre. Peshorja mendon se partneri duhet ta dëgjojë në gjithçka.

Akrepi

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk janë të qëndrueshëm në dashuri. Janë të prirë për flirt dhe për afera. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike. Nëse i ofendoni, atëherë do të tentojnë t’ua ulin vetëbesimin. Nëse ua merrni fytyrën në shoqëri, zor se do t’ua falin.

Shigjetari

Shigjetari gjithmonë e ka veten në plan të parë. Edhe pse mund të përbetohen në dashuri të përjetshme, pjesëtarët e kësaj shenje vazhdimisht do të shikojnë interesat e veta, atë që ju konvenon atyre. Nëse gaboni, do t’ju mbajnë ligjërata, por nëse ju e bëni këtë, atëherë do ta ofendoni rëndë.

Bricjapi

Kjo shenjë e çmend personin e dashur me ambiciet e veta. Sikur Virgjëresha, Bricjapi ka pritje të mëdha nga partneri, gjë që e thekson vazhdimisht. Mund ta mendojnë një gjë, ta thonë një gjë tjetër e të sillen ashtu që asgjë të mos e keni të qartë. Janë në gjendje që shumë mirë t’i maskojnë ndjenjat e tyre.

Ujori

Ujori nuk e di se çka d.m.th. të jesh partner i përkushtuar. Pjesëtarët e kësaj shenje aq shumë krenohen me veçantinë e vet, sa që afër tyre askush nuk ndihet i dashur në tërësi. Janë të prirë që të mbajnë inat, por edhe që të shtiren, me qëllim që ta arrijnë atë që duan. Nëse i ofendoni, këtë nuk e pranojnë, por ua kthejnë dyfish.

Peshqit

Peshqit e fshehin frikën e tyre me anë të akuzave. Janë të vetëdijshëm për zemërgjerësinë e vet në dashuri, për çka frikësohen se mos nuk ua ktheni me të njëjtën masë. Vazhdimisht e testojnë dashurinë e partnerit, e bëhen xhelozë edhe pa pasur arsye. Por, këtë rrallëherë e pranojnë, duke ju bërë të ndiheni fajtorë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori